Mjeku gjerman dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e 15 pacientëve, dyshohet për shumë raste të tjera

Një mjek gjer­man i kujde­sit palia­tiv është dënuar me burgim të për­jet­shëm pasi u shpall faj­tor për vras­jen e 15 pacien­tëve të tij.

Një gjykatë në Berlin e shpal­li faj­tor 41-vjeçarin, i iden­ti­fikuar vetëm si Johannes M., në për­puth­je me lig­jet gjer­mane për mbro­jt­jen e pri­vatë­sisë, për vras­jen e 12 grave dhe 3 bur­rave gjatë peri­ud­hës nga shta­tori 2021 deri në kor­rik 2024.Viktimat ishin nga 25 deri në 94 vjeç.

Gjatë gjykim­it u tha se të gjithë vuanin nga sëmund­je të rën­da, por nuk ndod­heshin në rrezik të men­jëher­shëm për jetën.Megjithatë, autoritetet beso­jnë se këto vras­je mund të jenë vetëm një pjesë e një num­ri shumë më të madh krimesh.

Prokuro­r­ia po het­on aktu­al­isht dhjetëra raste të tjera që lid­hen me të.Sipas prokuror­isë, gjatë viz­itave në bane­sat e pacien­tëve, mjeku u admin­istronte atyre një kom­bin­im vdek­jeprurës medika­mentesh pa pëlqimin e tyre.

Në disa raste, ai dyshohet se i vinte zjar­rin bane­save për të zhdukur gjur­mët e krim­it.

Në kor­rik të vitit 2024, pak para arres­tim­it të tij, prokurorët thanë se mjeku vrau dy pacien­të bren­da të njëjtës ditë: fil­lim­isht një bur­rë 75-vjeçar në banesën e tij në qendër të Berlin­it dhe, vetëm pak orë më vonë, një grua 76-vjeçare në një lag­je fqin­je.

Sipas het­imeve, ai ten­toi t’i vinte flakën edhe shtëpisë së gruas, por nuk ia doli.Për pjesën më të mad­he të pro­ce­sit gjyqë­sor, që zgjati rreth një vit, mjeku nuk bëri asnjë deklaratë. Vetëm mua­jin e kalu­ar ai pra­noi se kishte “vrarë njerëz”, duke rrë­fy­er vras­jen e 12 pacien­tëve të tij me sëmund­je të rën­da.

Ai i tha gjykatës se kishte bindur veten se po bënte gjënë e duhur, duke u kursy­er pacien­tëve “vua­jt­jet dhe pafuqinë”.

“Gjatë gjithë kësaj kohe beso­ja se kjo ishte zgjid­h­ja më e mirë për të gjithë”, deklaroi ai.

Mjeku kërkoi gjithash­tu fal­je për vua­jt­jet që kishte shkak­tu­ar.

Autoritetet dysho­jnë se ai mund të ketë vrarë edhe pacien­të të tjerë. Prokuro­r­ia po het­on aktu­al­isht edhe 76 raste të tjera.

Sipas medi­ave gjer­mane, nëse këto dyshime vërte­to­hen dhe ai shpal­let faj­tor edhe për to, rasti mund të kon­sidero­het një nga ser­itë më të mëd­ha të vras­jeve në his­tor­inë e Gjermanisë.Mjeku deklaroi para gjykatës se do të bashkëpuno­jë më herët dhe më aktivisht në pro­ce­du­rat e ardhshme gjyqë­sore.

Gjatë pro­ce­sit, famil­jarët e vik­ti­mave thanë se ende nuk mund ta besonin atë që kishte ndod­hur.

Nëna e vik­timës më të re, një gru­a­je 25-vjeçare që humbi jetën në vitin 2021, shpërtheu në lot, duke thënë: “Ajo kur­rë nuk kishte thënë se nuk donte të jetonte më.”

Ndër­sa djali i një gru­a­je 72-vjeçare, e cila vdiq në vitin 2024, tre­goi se nëna e tij kishte plan­i­fikuar të shkonte me motrën e saj në Detin Baltik.

“Nëna ime donte të vazh­donte të jetonte”, u shpreh ai.

Gjyka­ta vlerë­soi se faji i mjekut ishte veçanër­isht i rëndë. Përveç dënim­it me burgim të për­jet­shëm, ajo urd­hëroi që ai të mba­het në paraburgim paran­dalues edhe pas për­fundim­it të dënim­it, si dhe i ndaloi përgjith­monë ushtrim­in e pro­fe­sion­it të mjekut.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading