Trump i jep dritën jeshile Ukrainës për raketat amerikane Patriot: Do ti japim fund luftës

Pres­i­den­ti i SHBA-së, Don­ald Trump dhe homo­logu i tij ukrainas, Volodymyr Zelen­sky, zhvil­lu­an një takim dypalësh në margji­nat e sami­tit në Ankara, ku në qendër të disku­timeve ishte forci­mi i mbro­jt­jes ajrore të Ukrainës, veçanër­isht sis­temet Patri­ot.

Trump bëri të ditur se me Zelen­skyn do të disku­to­jnë prod­himin e rake­tave Patri­ot dhe kom­pan­inë që i prod­hon ato, ndër­sa njoftoi se Shtetet e Bashkuara do t’i japin Ukrainës licencën për prod­himin e tyre.

“Tani do të disku­to­jmë prod­himin e Patri­ot me Zelen­skyn dhe kom­pan­inë që i prod­hon ato. Gjithash­tu do t’i licen­co­jmë ato për Kievin”, tha Trump­Pres­i­den­ti amerikan komen­toi edhe sul­met e Ukrainës ndaj ter­ri­torit rus, duke i cilë­suar ato si një “për­shkallëz­im”, por shtoi se ato “mund të kon­tribuo­jnë për t’i dhënë fund luftës”.

Trump tha se nuk ka afat, por së shpe­jti mund të arri­het një mar­rëvesh­je për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.“Putini më kërkoi të shko­ja në Moskë, por nuk e di. Është e vështirë për shkak të dronëve ukrainas”, tha Trump.

Trump tha gjithash­tu se mar­rëd­hë­nia e tij me Zelen­skyn është për­mirë­suar ndjeshëm pas për­plas­jes së tyre në Zyrën Ovale vitin e kalu­ar.

Nga ana e tij, Zelen­sky falën­deroi SHBA-në për mbështet­jen ushtarake dhe u shpreh se beson se Trump do të bëjë gjithç­ka që është e mundur për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading