‘Debatet rreth projektit turistik në zonën e Zvernecit’/ Samiti i ardhshëm i NATO‑s në Shqipëri, ja çfarë thotë Rama

Kryem­i­nistri i Shqipërisë, Edi Rama, në një inter­vistë për medi­at turke, foli për rezul­tatet e Sami­tit të NATO‑s, mar­rëd­hëni­et Shqipëri–Turqi, zhvil­limet në Bal­lkan, bashkëpunimin në indus­trinë e mbro­jt­jes dhe sek­torin e tur­izmit.

Duke komen­tu­ar Samitin e NATO‑s, Rama tha se taki­mi kon­fir­moi ven­dos­mërinë e vendeve evropi­ane të aleancës për të for­cuar kapacitetet ushtarake dhe për t’iu përgjigjur sfi­dave të sigurisë.“Nuk men­doj se kishte një vendim të vetëm më të rëndë­sishëm.

Sami­ti tre­goi se krahu evropi­an i NATO‑s ka ndër­tu­ar një struk­turë shumë të fortë ushtarake dhe është i ven­do­sur të mod­ern­i­zo­jë for­cat e tij për t’iu përgjigjur kër­cën­imeve”, u shpreh ai.

Kryem­i­nistri vlerë­soi edhe orga­niz­imin e sami­tit, duke thek­suar se mikprit­ja dhe pro­fe­sion­al­iz­mi i treguar nga Turqia lanë për­shtyp­je poz­i­tive tek të gjithë pjesëmarrësit.Sa i për­ket mar­rëd­hënieve me Pres­i­dentin turk Recep Tayyip Erdo­gan, Rama e cilë­soi atë një mik të ngushtë dhe part­ner strategjik të Shqipërisë.“Marrëdhënia jonë është vël­lazërore.

Ai është një mik shumë i afërt dhe ka bërë për­p­jek­je të mëd­ha për ta çuar part­ner­itetin mes Shqipërisë dhe Turqisë në një niv­el strategjik”, deklaroi kreu i qeverisë.Sipas Ramës, Erdo­gan është i angazhuar për sta­bilitetin në Bal­lkan dhe luan një rol të rëndë­sishëm në nis­mat që syn­o­jnë paqen në rajon.

Në inter­vistë, Rama foli edhe për debatet rreth pro­jek­tit tur­is­tik në zonën e Zvernecit, duke thek­suar se ende nuk ekzis­ton një pro­jekt përfundimtar.Ai tha se kri­tikat mjedis­ore janë të mirëprit­u­ra, por vendim­mar­r­ja do të mbështetet në vlerësimet e ekspertëve dhe jo në debatet poli­tike.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading