Dyfishohen pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuara, njihen kontributet për 14 mijë ndihmës personalë

Qev­e­ria ka mirat­u­ar masa të reja në mbështet­je të per­son­ave me aftësi të kufizuara dhe famil­jeve të tyre, të cilat parashiko­jnë rrit­jen e page­save për fëmi­jët me aftësi të kufizuara dhe njo­hjen e peri­ud­have kon­tribu­tive për ndih­mësit per­son­alë.

Gjatë një bashkëbised­i­mi me prindër të fëmi­jëve me aftësi të kufizuara në Qen­drën e Shër­bimeve Komu­nitare të Inte­gru­ara në Prush, min­istr­ja e Shën­de­të­sisë dhe Mirëqe­nies Sociale, Evis Sala, bëri të ditur se këto masa janë pjesë e pro­gramit qev­erisës “Shqipëria 2030”, me fokus forcimin e mbështet­jes sociale dhe për­mirësimin e mirëqe­nies së familjeve.Në bazë të Aktit Nor­ma­tiv të datës 30 qer­shor, janë sig­u­ru­ar fondet për zba­timin e këtyre ndryshimeve.Nga 1 kor­riku 2026, page­sa mujore për rreth 11 mijë fëmi­jë me aftësi të kufizuara do të dyfishohet, ndër­sa do të nji­hen kon­tributet e sig­urimeve shoqërore dhe shën­de­të­sore për 14 mijë ndih­mës per­son­alë që kujde­sen për fëmi­jë dhe të rrit­ur me aftësi të kufizuara.

Sipas min­istres, kjo për­bën një hap të rëndë­sishëm pasi për herë të parë mbështet­ja shtri­het për të gjithë ndih­mësit per­son­alë, pa dal­lim diag­noze apo moshe të per­son­it që për­fi­ton kujdes, duke garan­tu­ar tra­j­tim të barabartë dhe më shumë sig­uri sociale për famil­jet.

Gjatë takim­it u vlerë­sua edhe mod­eli i Qen­drës së Shër­bimeve Komu­nitare të Inte­gru­ara në Prush, si një shem­bull i ofrim­it të shër­bimeve sociale pranë komu­nitetit, me syn­im përf­shir­jen, reha­bil­itimin dhe zhvil­lim­in e poten­cialit të çdo fëmije.Masat e reja finan­co­hen përmes rrit­jes me 8.9 mil­iardë lekë të bux­hetit të vitit 2026 për Min­istrinë e Shën­de­të­sisë dhe Mirëqe­nies Sociale, rrit­ja më e mad­he bux­hetore në his­tor­inë e këtij insti­tu­cioni. Ky financim do të mundë­so­jë zgjer­im­in e mbështet­jes sociale, vijimin e rrit­jes së pagave në sis­temin shën­de­të­sor dhe inves­time të reja në shër­bimet pub­like.

“Objek­tivi ynë është që çdo per­son me aftësi të kufizuara dhe çdo famil­je të ndiejë mbështet­je konkrete nga shteti, përmes poli­tikave që garan­to­jnë din­jitet, përf­shir­je dhe mundësi të barabar­ta”, u shpreh Sala.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading