Eurodeputetja italiane kritikon qeverinë Rama: Nuk janë protestat që kërcënojnë anëtarësimin, por hapat pas të…

Eurode­putetët kanë kri­tikuar në Stras­burg, kryem­i­nistrin Edi Rama dhe qev­er­inë e tij, sa i takon ndryshim­it të ligjit për zonat e mbro­j­tu­ra, duke i cilë­suar kundër direk­ti­vave të Bashkim­it Europi­an.

Ata bënë thirrje për respek­timin e trans­parencës dhe shtetit ligjor, në një seancë që u fokusua te zhvil­limet e fun­dit në Shqipëri. Edhe deputetët e opoz­itës, ngritën shqetësimin për kor­rup­sion­in e qev­erisë Rama dhe lid­hjet me krim­in.

Protes­ta e shqip­tarëve dhe ndryshimet ligjore të mazho­rancës, që hapin rrugën ndër­tim­it në zonat e mbro­j­tu­ra u kthye në krye­f­jalë të disku­timeve në Stras­burg, në mbled­hjen e Komitetit Par­la­men­tar për Sta­bi­liz­im-Asoci­im Shqipëri–Bashkimi Europi­an.

Eurode­putetët, kryqëzuan qev­er­inë Rama, duke e akuzuar se në shkel­je të direk­ti­vave të Bashkim­it Europi­an, i ka hapur rrugë shkatër­rim­it të zon­ave të mbro­j­tu­ra, duke i bërë thirrje të tërhiqet nga ndryshimet në ligj. Eurode­putet­ja ital­iane Christi­na Guar­da, e cila viz­itoi disa ditë më parë Shqipërinë, duke inspek­tu­ar dhe zonën e Zvernecit, bëri kri­ti­ka të for­ta duke thënë se tek­sa qev­e­ria pre­tendon se nuk ka dhënë leje ndër­ti­mi, në këto zona u ven­dosën gard­he dhe makineri ndër­ti­mi.

Mad­je ajo thek­soi se janë këto vendime të qev­erisë që pen­go­jnë anë­tarësimin e Shqipërisë në BE dhe jo prote­s­tat, siç pre­tendon Edi Rama.Kemi dëgjuar nga min­istri që nuk është dhënë një leje ndër­ti­mi. Kemi parë që janë bërë rrethime, gard­he që nuk lejo­jnë njerëz­it të kalo­jnë dhe kemi iden­ti­fikuar mak­i­na, që shër­be­jnë për të kry­er ndër­time në zonën e mbro­j­tur. Kur shkuam atje, disku­tu­am me min­istrin dhe ai dukej sikur nuk ishte në dijeni të kësaj sit­u­ate. Dhe tha që kjo ndosh­ta ishte bërë për për­gatit­jen e testeve që nevo­jiteshin, për të bërë vlerësimin mjedis­or dhe vlerësimin e pro­jek­tit.

Nëse nuk jepet leje për të kry­er një tes­tim të cak­tu­ar, ne kemi aplikime dhe zona të cak­tu­ara. Nuk është e nevo­jshme që të bëhet gard­hi. Ai na tha që ne nuk jemi pjesë e BE-së ako­ma. Kjo ishte e vështirë për ta kapërdirë. Komi­sioni ka thënë që duhet të tërhiqeni nga këto ndryshime.

Kemi parë deklara­ta që protes­ta po kër­cëno­jnë anë­tarësimin e Shqipërisë në BE, por nuk janë prote­s­tat që po e kër­cëno­jnë, por hapa pas që po bëhen.Edhe deputeti gjer­man Sebas­t­ian Everd­ing kri­tikoi mod­elin e tur­izmit që ka zgjed­hur Shqipëria, ndër­sa thek­soi se mungon trans­paren­ca dhe shteti ligjor.Shqipëria ka peiza­zhe dhe pasuri naty­rore.

Është një avan­tazh i madh konkur­rues me vendet e tjera ajo që ka Shqipëria. Po mund të jetë i qën­drueshëm vetëm nëse respek­to­het natyra, shteti ligjor dhe trans­paren­ca.

Ndër­sa eurode­puteti Fre­di Beleri thek­soi se protes­ta e shqip­tarëve, ka në fokus kor­rup­sion­in dhe keqqev­eris­jen, ndër­sa ironi­zoi kryem­i­nistrin Edi Rama, i cili mundo­het ta gje­jë fajin te agjen­tët e huaj, ndër­sa qyte­tarët kërko­jnë prej 40 ditësh dorëhe­q­jen e tij.

Shu­mi­ca e njerëzve që dolën në demon­stra­ta janë shqip­tarët që protes­tu­an për mungesën e trans­parencës, kor­rup­sion­in, kanë folur për keqqev­eris­jen dhe largimin e tru­rit nga ven­di. Këto protestues i ndje­jnë shumë thel­lë, ndër­sa qev­e­ria thotë që këto prob­leme vijnë nga fqin­jët. Duhet të për­fun­do­jë helmi­mi i shoqërisë.

Deputetët e opoz­itës ngritën në Stras­burg, shqetësimet për lig­jet me porosi, dhënien e pasurive pub­like te miqtë e kryem­i­nistrit, deputeti Igli Cara, mori si shem­bull fal­jen e por­tit të Dur­rësit, në shkel­je të mar­rëvesh­jes së Sta­bi­liz­im-Asoci­im­it dhe shkatër­ri­mi i një aseti strategjik për ndër­tim pal­latesh.

Deputeti Bardh Spahia denon­coi lid­hjet e qev­erisë Rama me krim­in, duke vënë dorën edhe në plagën e shpop­ul­lim­it të ven­dit.

Nga ana tjetër deputetët e mazho­rancës, të ngelur kre­jt të vetëm për­bal­lë realitetit që rapor­tu­an edhe vetë eurode­putetët, morën në mbro­jt­je qev­er­inë dhe kryem­i­nistrin, duke pre­tend­uar se është bërë fushatë dez­in­formi­mi rreth sit­u­atës në Shqipëri.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading