Kryeministri Rama takon Presidentin Erdoğan në Ankara pas Samitit të NATO‑s

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të enjte, 9 korrik, një takim me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në Pallatin Presidencial, Cumhurbaşkanlığı Külliyesi.
Takimi vjen pas Samitit të NATO‑s e në kuadër të marrëdhënieve dypalëshe.Kryeministri Rama bashkë me bashkëshorten e tij dhe delegacioni shqiptar udhëtuan drejt Turqisë, në kuadër të samitit të NATO‑s që u mbajt në Ankara.
Gjatë samitit, kreu i qeverisë zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO‑s, Mark Rutte, si dhe do të marrë pjesë në sesionin e punimeve me liderët shteteve aleate.
Më 8 korrik, ditën e dytë të samitit të NATO‑s Rama zhvilloi edhe një takim dy palësh më presidentin Erdoğan.
Në foton familjare kryeministri Rama u pa të pozonte krah presidentit turk.
Pjesëmarrja e tij në këtë samit 2‑ditor rikonfirmon angazhimin e Shqipërisë si një aleate aktive dhe e besueshme në NATO, si edhe kontributin e saj në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit euroatlantik.