Plagosi komshiun me thikë për motive banale, detaje nga ngjarja në Korçë

Një kon­flikt mes komsh­in­jve në Korçë ka për­fun­d­uar ditën e sotme me një të plago­sur, në lag­jen numër 14 të qytetit të Korçës.

Të dy komsh­in­jtë kanë debat­u­ar më parë për motive banale, ndër­sa ditën e sotme jashtë bane­save të tyre ata janë për­leshur, tek­sa njëri prej tyre ka nxjer­rë thikën duke godi­tur komshi­un dy herë.

Autori i plagos­jes, i iden­ti­fikuar si Gëz­im Ram­ka rreth 50-vjeç, pas plagos­jes ka shkuar në banesë, aty ku është gje­tur dhe arrestu­ar nga poli­cia e Korçës.

Para­prak­isht, dyshohet se Ram­ka vuan nga prob­leme të shën­de­tit men­dor.

I plago­suri i iden­ti­fikuar si Rigels Janaqi, rreth 40-vjeç ndod­het në ream­i­na­cionin e Spi­tal­it Rajon­al të Korçës ku po merr mjekim.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading