news

Diddy shet vilën luksoze në Miami teksa ndodhet në burg

Reperi amerikan Sean “Did­dy” Combs ka shi­tur vilën e tij luk­soze në Mia­mi për 55 mil­ionë dol­larë, ndër­sa vazh­don të vua­jë dën­imin me burg, bën të ditur E! News.

Prona ndod­het në zonën ekskluzive Star Island dhe shtri­het në një sipër­faqe prej rreth 7.988 metrash katrorë. Vila përf­shin gjashtë dhoma gju­mi dhe tetë ban­jo e gjys­më.

Ajo ndod­het pranë një tjetër prone në pronësi të artis­tit, e cila ishte në qendër të het­imeve të autoriteteve fed­erale gjatë vitit 2024.Bastisja e zhvil­lu­ar nga autoritetet fed­erale në vitin 2024 lid­hej me akuza të rën­da, përf­shirë trafikimin e qenieve njerë­zore dhe pjesë­mar­rjen në një orga­ni­za­të krim­i­nale.

Sipas doku­menteve gjyqë­sore, gjatë kon­trol­lit u sekuestru­an sub­stan­ca, sende dhe mate­ri­ale që dyshohet se kishin lid­hje me veprim­tari të paligjshme.Gjatë pro­ce­sit gjyqë­sor në vitin 2025, ish-part­ner­ja e tij, Cassie Ven­tu­ra, dësh­moi se për vite me rad­hë ishte detyru­ar të mer­rte pjesë në fes­ta pri­vate, duke për­shkru­ar një mjedis të domin­uar nga kon­trol­li dhe pre­sioni.

Në për­fundim të gjyqit, Sean Combs u shpall faj­tor për dy akuza që lid­hen me trans­portimin e per­son­ave me qël­lim pros­ti­tu­cioni, ndër­sa u shpall i pafa­jshëm për akuzat më të rën­da, si trafiki­mi i qenieve njerë­zore për shfry­tëz­im sek­su­al dhe kri­ji­mi i një orga­ni­zate krim­i­nale.

Gjatë deklaratës së tij para gjykatës, artisti kërkoi fal­je pub­like, duke pran­uar se veprimet e tij ishin “të turp­shme” dhe se kishte hum­bur kon­trol­lin për shkak të varë­sive dhe teprimeve.

Fil­lim­isht ai u dënua me 50 muaj burg, ndër­sa data e lirim­it është rishikuar disa herë. Sipas të dhë­nave më të fun­dit, Sean “Did­dy” Combs pritet të liro­het më 8 shkurt 2028.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading