sport

“E lau” kur ishte foshnje/ Messi flet për foton ikonike me Yamal dhe ka një mesazh për 19-vjeçarin: “Ne do të bëjmë…”

Atmos­fera para finales së Kupës së Botës që do të mba­het më 19 kor­rik, u ndez edhe jashtë kon­fer­en­cave zyrtare për shtyp. FIFA orga­ni­zoi një aktivitet të veçan­të në “Fan Fest”, ku morën pjesë tra­jn­erët e Span­jës dhe Argjentinës, Luis de la Fuente dhe Lionel Scaloni, si edhe Rodri­go Her­nan­dez (Rodri) dhe portieri Emil­iano “Dibu” Mar­tinez. Megjithatë, vëmend­jen më të mad­he e mori Lionel Mes­si.

Kapiteni i Argjentinës u shfaq sur­prizë në aktivitetin e moderu­ar nga tre leg­jen­da të sportit botëror: Novak Djokovic, Kevin Durant dhe Tom Brady. Gjatë bisedës, përveç anal­izës së finales së së dielës, Mes­si rez­er­voi fjalë të mëd­ha për tal­entin e Span­jës, Lamine Yamal.“Lamine është një fut­bol­list i jashtëza­kon­shëm.

E kam ndjekur nga afër, sepse luan te një klub që e dua shumë dhe të cilit gjith­monë i uroj suk­ses. Edhe pse është vetëm 19 vjeç, ai tash­më është një nga loj­tarët më të rëndë­sishëm në fut­bollin botëror. Ka gjithë kar­ri­erën për­para dhe mundës­inë për të shkru­ar his­tori.

Ne do të për­piqe­mi që kjo të mos ndod­hë këtë herë”, deklaroi Mes­si me buzëqeshje.Ylli argjenti­nas u pyet edhe për fotografinë ikonike të real­izuar 19 vite më parë për një kalen­dar bamirësie, ku ai mban në krahë një fos­h­n­jë, që sot nji­het si Lamine Yamal.

Një imazh që ka mar­rë një domethënie të veçan­të, pasi të dy do të për­ballen tani në finalen e Kupës së Botës.“Është diç­ka e pabesueshme. Jeta të sur­pri­zon.

Kam bërë një foto me të kur ishte vetëm një fos­h­n­jë dhe tani do të lua­jmë kundër njëri-tjetrit në finalen e Botëror­it. Ai është një nga më të mirët në botë në këtë moment. I uroj shumë suk­sese, sepse suk­sesi i tij është edhe suk­sesi i Barcelonës.

Megjithatë, ne do të bëjmë mak­si­mu­min që të mos jetë në ditën e tij më të mirë, edhe pse është shumë e vështirë”, u shpreh Mes­si.

Megjithëse vlerë­soi mak­si­mal­isht Lamine Yama­lin, kapiteni argjenti­nas thek­soi se for­ca e Span­jës nuk mbështetet vetëm te tal­en­ti i ri i Barcelonës.“Nuk është vetëm Lamine. Span­ja ka shumë fut­bol­listë cilë­sorë dhe luan një fut­boll të shkëlqy­er.

Edhe ne kemi armët tona”, për­fun­doi Mes­si, i cili syn­on të fito­jë Kupën e dytë të Botës në kar­ri­erë për­bal­lë Span­jës.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading