news

Sulmi me vezë ndaj deputetëve, reagon Braçe: Dhuna është krim, jo e drejtë themelore!

Deputeti Eri­on Braçe ka reaguar pas inci­den­tit të gjua­jt­jes me vezë të deputetëve nga protestue­sit para nis­jes së seancës së sotme plenare. Në një video mesazh në rrjetet sociale, Braçe e cilë­son të papranueshëm dhe jashtë çdo të drejte themelore, sul­min fizik ndaj deputetëve.

Sipas tij, askush nuk ka të drejtë të sul­mo­jë fizik­isht një tjetër, duke thek­suar se veprime të tilla nuk mund të jus­ti­fiko­hen në emër të lirive dhe të drej­tave të njeri­ut.

Ai kri­tikoi edhe kryetaren e Komi­sion­it të Kuven­dit për Lir­itë dhe të Drej­tat e Njeri­ut, për jus­ti­fikimin sipas tij për të legjitimuar akte të tilla, duke nën­vizuar se në një shtet demokratik reag­i­mi ndaj kujt­do që gabon bëhet përmes votës dhe drejtë­sisë, jo përmes dhunës.

Sipas Braçes, sul­met fizike janë karak­ter­is­tikë e sis­te­meve ku ekstrem­iz­mi i dhun­shëm zëvendë­son insti­tu­cionet demokratike, ndër­sa Shqipëria ka zgjed­hur rrugën evropi­ane, ku dhu­na kon­sidero­het krim dhe jo mjet politik.Deklarata e plotë e Braçes në rrjetet sociale:

TË SULMOSH TJETRIN FIZIKISHT-DHUNSHËM,NUK HYN NË LIRITË DHE TË DREJTAT THEMELORE TË TUAT, TË NJERIUT! JOOOO!

Kemi hyrë prej ditësh në një spi­rale dhune, ku një grusht njerëzish men­do­jnë se të sul­mosh fizik­isht-dhun­shëm tjetrin hyn në të drej­tat e tyre;

NUK DUHEN NDALUAR TA BËJNË, SE JU KUFIZOHET LIRIA!Dëgjoja sot kryetaren e Komi­sion­it të Kuven­dit për Lir­itë dhe të Drej­tat e Njeri­ut ta jus­ti­fikonte për të dis­atën herë – për herë të parë e lex­o­va ta bënte në një grup – sul­min fizik si pjesë të lirive e të drej­tave të atij që e ndërmerr dhe reag­imin ligjor ndaj tij si padrejtësi.

JOOOO, NUK ËSHTË KËSHTU!

Cili­do, i zakon­shëm apo nën man­date kushtetuese, bën mirë ose jo, gabon, shkel ligjin apo bën faj.Për të reaguar ndaj tij, ky sis­tem demokratik që kemi ka legjitimuar VOTËN poli­tik­isht dhe DREJTËSINË ligjër­isht.

Kjo është bota ku jeto­jmë ne, në Evropë.

Sul­mi fizik e i dhun­shëm qëlle­sa me gurë e diku­jt kundër një tjetri apo të tjerëve është instru­ment i një bote tjetër, ku ekstrem­iz­mi i dhun­shëm është sis­tem poli­tik, fuqi poli­tike e pushtet politik.Në këtë vend ka pasur luhat­je të mëd­ha, kohë pas kohe, se cilën botë duhet të zgjed­him; jo shumë kohë më parë, tjetri, të tjerët u sul­muan dhun­shëm mu në bule­vard dhe U VRANË; edhe atë u jus­ti­fikua si e drejtë e shtetit për të mar­rë jetën!

I kemi ikur asaj zgjed­hje­je dhe kemi bërë mirë!

Ndaj ka shumë rëndësi që dhu­na, sul­mi fizik, të kon­sidero­hen siç janë: KRIM, jo e drejtë themelore e diku­jt kundër një tjetri njeri!

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading