news

Dogjën mbeturinat në ara, flakët dolën jashtë kontrollit dhe rrezikuan banesat, 1 i arrestuar në Fier

Një zjarr i ndezur për djegien e mbet­jeve bimore u përhap me shpe­jtësi në dy fsha­tra të Fier­it, duke përf­shirë sipër­faqe me ullinj, shkurre dhe bimësi, ndër­sa bane­sat pranë zon­ave të preku­ra u vunë në rrezik.

Nga ver­i­fikimet e Poli­cisë rezul­toi se zjar­ret ishin ndezur nga dy banorë të zonës për të dje­gur mbet­jet bimore në tokat e tyre. Njëri prej tyre, një 58-vjeçar nga fshati Vari­bop, u arrestua pasi u kap pranë vatrës së zjar­rit që kishte ndezur në tokën që kishte mar­rë me qira. Sipas Poli­cisë, ai kundër­sh­toi edhe efek­tivët gjatë shoqërim­it në komis­ari­at.

Ndërko­hë, një 78-vjeçare nga fshati Fer­më Rroms po het­o­het në gjend­je të lirë, pasi u kap pranë zjar­rit që kishte ndezur pranë banesës së saj. Sipas het­imeve para­prake, në të dyja rastet flakët dolën jashtë kon­trol­lit, duke shkak­tu­ar dëme në pemë fru­tore dhe bimësi.

Njof­ti­mi i plotë i Poli­cisë

“Ndezën zjarr në tokat e tyre bujqë­sore për djegien e mbet­jeve bimore, por flakët dolën jashtë kon­trol­lit, duke përf­shirë sipër­faqe të kon­siderueshme me shkurre, ullinj dhe bimësi të ndryshme, si dhe duke rrezikuar bane­sa pranë zon­ave të preku­ra.

Shër­bimet e Drej­torisë Ven­dore të Poli­cisë Fier, në bashkëpunim me shër­bimet e Komis­ari­atit të Poli­cisë Fier, bren­da pak orësh bënë të mundur iden­ti­fikimin dhe nxjer­rjen për­para përgjegjë­sisë ligjore të 2 shte­tasve, autorë të dyshuar të 2 rasteve të zjar­rvënies në fsha­tra të ndryshëm të qarkut Fier.

Autorët e dyshuar u kon­stat­u­an dhe u kapën në fla­grancë pranë vatrave të zjar­rit që kishin ndezur.

Në vijim të veprimeve pro­ce­du­rale, u arrestua në fla­grancë 58 vjeçari me ini­cialet Sh. Sh., banues në fshatin Vari­bop, Fier, pasi u kap pranë vatrës së zjar­rit që kishte ndezur në tokën e mar­rë me qira prej tij. Gjatë shoqërim­it në ambi­en­tet e Poli­cisë, ky shte­tas ka kundër­sh­tu­ar punon­jësit e Poli­cisë.

Gjithash­tu, nisi pro­ced­i­mi penal në gjend­je të lirë për 78 vjeçaren me ini­cialet F. P., banuese në fshatin Fer­më Rroms, Fier, e cila u kap pranë vatrës së zjar­rit që kishte ndezur në afër­si të banesës së saj.

Nga veprimet het­i­more para­prake rezul­ton se zjar­ret e ndezu­ra prej tyre për djegien e mbet­jeve bimore janë përha­pur në sipër­faqe të kon­siderueshme, duke shkak­tu­ar dëme në bimësi dhe pemë fru­tore, si dhe duke rrezikuar bane­sa në afër­si.

Mate­ri­alet pro­ce­du­rale iu refer­u­an Prokuror­isë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridik­sion­it të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëte­jshme.

Drej­to­ria Ven­dore e Poli­cisë Fier apelon për të gjithë qyte­tarët që të mos ndezin zjarre për djegien e mbet­jeve bimore apo për çdo qël­lim tjetër, pasi përhap­ja e flakëve mund të sjel­lë paso­ja të rën­da për jetën, pronën dhe mje­disin.

Gjithash­tu, fton qyte­tarët të denon­co­jnë në num­rin 112 çdo rast zjar­rvënieje apo paligjsh­mërie tjetër, duke iu garan­tu­ar anon­i­mat, reag­im të men­jëher­shëm dhe të paan­shëm”

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading