news

Tensione para Parlamentit/ Makinat e deputetëve largohen nga Kuvendi, protestuesit godasin me vezë

Mak­i­nat e deputetëve kanë lënë Kuvendin, ndër­sa men­jëherë protestue­sit kanë gjua­j­tur me vezë.

Ndërko­hë poli­cia ka ndërhyrë për të shpërn­darë qyte­tarët. Medi­at rapor­tu­an se disa protestues janë shoqëru­ar sër­ish nga poli­cia.

“Një pjesë dolën nga pje­sa e pasme e Par­la­men­tit ku mak­i­nat i pris­nin te Min­is­tria e Brend­shme, më pas nisën ten­sionet me një nga efek­tivët e poli­cisë. For­cat Shqipon­ja u afru­an për të shoqëru­ar protestue­sit, por u tërho­qën.

Nuk dihet se kush ishte deputeti bren­da autom­jetit, shoqërimet u bënë pas godit­jes me vezë. Ishin vetëm pak autom­jete dhe nuk dihet nëse ka deputetë të tjerë që pritet të largo­hen nga pje­sa e Pedonales.

Duket se ka urd­hër që policët të spos­to­hen. Men­do­het se deputetët janë larguar. Po afro­het auto­boti me ujë dhe pritet të për­doren sër­ish, por pritet urdhri”, thanë gaze­tarët

Ndërko­hë ka shoqërime në pjesën anë­sore të Kuven­dit, u shoqëru­an dy protestues. Shoqëri­mi ka ndod­hur pranë Pedonales e më pas pati një spos­tim pasi “Shqipon­jat” u ven­dosën në gardh.

Protes­ta ka nisur që prej orës 08:30 të ditës së sotme ndër­sa në orën 10:00 nisi edhe sean­ca plenare. Gjatë ditës ka pasur për­plas­je e ten­sione.

Ndërko­hë Sean­ca plenare e Kuven­dit e kësaj të enjte­je, 23 kor­rik, u mbyll mes ten­sionesh të for­ta, debatesh dhe për­plas­jesh mes opoz­itës dhe mazho­rancës.

Deputetët e opoz­itës bllokuan për disa orë foltoren e Kuven­dit, duke pen­guar zhvil­lim­in nor­mal të disku­timeve.

Për shkak të sit­u­atës, mazho­ran­ca vijoi me votimin e pikave të ren­dit të ditës pa disku­time, duke mirat­u­ar me pro­ce­durë të për­sh­pe­j­tu­ar të 31 çësht­jet e parashikuara.

Mes tyre ishin rezo­lu­tat për rapor­timet e insti­tu­cion­eve të pavaru­ra, përf­shirë SPAK, Prokuror­inë e Përgjithshme, Avokatin e Pop­ul­lit, KLP dhe KLGJ, disa pro­jek­tlig­je e amen­da­mente, si dhe emërime të anë­tarëve të komi­sion­eve të prokurim­it.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading