sport

Skandal bastesh në Botëror?! 7 ndeshjet e “trukura”, si u “vodh” Spanja dhe ndërhyrja e paprecedentë e Trump

Ajo që supo­zo­hej të ishte një nga fes­tat më të mëd­ha glob­ale të sportit, Botërori 2026, rrezikon të kthe­het në skan­dalin më të paprece­den­të të his­torisë mod­erne. Një rrjed­hje infor­ma­cioni bom­bastike nga “Grupi i Kopen­hagen­it” (orga­ni­za­ta e njo­hur ndërkom­bëtare për mon­i­torim­in e integritetit sportiv) ka ngrit­ur alarmin glob­al për të pak­tën 7 ndesh­je dhe episode thel­lë­sisht të dyshim­ta!

Sipas raporteve tron­ditëse që po qarkul­lo­jnë në medi­at më pres­tigjioze ndërkom­bëtare, het­ue­sit kanë iden­ti­fikuar shtatë sin­jal­iz­ime kri­tike që sug­jero­jnë manip­ulime të mund­shme. Edhe pse rapor­ti i plotë mba­het i fshe­htë, këto janë pikat krye­sore që po shoko­jnë opin­ion­in pub­lik:

1 E padëgjuar kur­rë në his­tor­inë e fut­bol­lit!

Rapor­ti thek­son rik­thimin dhe anulim­in e ndëshkim­it ndaj sul­mue­sit të SHBA-së, Folar­in Balo­gun. Ky vendim thuhet se erd­hi pas një ndërhyr­je­je direk­te nga Pres­i­den­ti Don­ald Trump. Poli­ti­ka dik­ton rreg­ul­lat e fushës? Një prece­dent i rrezik­shëm!

2 Kush e “parashikoi” fik­jen e iberikëve kundër Kepit të Gjel­bër? Një shumë mar­ra­mendëse prej rreth 4.8 mil­ionë dol­larësh u derdh në plat­for­mën Poly­mar­ket me bastin e çmen­dur që “Span­ja të mos fitonte”.

Ndesh­ja u mbyll 0–0. Rastësi apo kom­plot mil­ionash?

3 Mis­teri i dhomës së VAR-it: Në për­ball­jen mes Span­jës dhe Ara­bisë Sau­dite, një gol i rreg­ullt i Fer­ran Tor­res u anu­lua pas një vonese prej plot 3 min­u­tash e 30 sekon­dash nga sis­te­mi VAR. Çfarë u disku­tua pas dyerve të mbyl­lu­ra të teknologjisë për plot 210 sekon­da?

Ky detaj kon­sidero­het tejet i dyshimtë.

4 Në ndesh­jen e datës 11 qer­shor, afrikano-jugorët u mundën 2–0 nga Mek­si­ka, por inci­den­ti krye­sor ishte dal­ja me kar­ton të kuq e Them­ba Zwane. Ky moment është pjesë e alarmeve të Grupit të Kopen­hagen­it, kon­fir­muar edhe nga “The Ath­let­ic”.

Ndërko­hë që bota zien nga akuzat, mil­iona lëvizin në hije dhe poli­ti­ka fut hundët në sport, përgjig­ja e FIFA‑s i ka lënë pa fjalë anal­istët.

Në një deklaratë zyrtare, insti­tu­cioni më i lartë i fut­bol­lit u shpreh se Task Force‑i i saj i integritetit “mon­i­toroi në kohë reale të 104 ndesh­jet dhe nuk iden­ti­fikoi asnjë aktivitet bastesh të dyshimtë apo tregues të manip­ulim­it”.

Pra, 4.8 mil­ionë dol­larë bast kundër Span­jës për FIFA‑n është “gjend­je nor­male”?

A po e mbu­lon FIFA atë që mund të jetë skan­dali i shekul­lit në sport? Pub­liki­mi i plotë i dos­jes së Grupit të Kopen­hagen­it pritet të zbu­lo­jë emra të tjerë të përf­shirë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading