news

‘Shërbim për pronat e qytetarëve’, Gogu: Burgu i Shënkollit do të kthehet në institucion të shëndetit mendor

Bur­gu i Shënkol­lit në Lezhë do të kthe­het në insti­tu­cion të shën­de­tit men­dor, bëri me dije min­istri i Drejtë­sisë, nga një kon­fer­encë për shtyp duke shtu­ar se do të duhen disa vite.

“Kemi një plan dhe do të jetë insti­tu­cion i shën­de­tit men­dor. Atje do të tra­j­to­hen të dënuar­it ash­tu siç tra­j­to­hen të dënuar­it që vua­jnë nga shën­de­ti europi­an në çdo vend europi­an. Do të mar­rë disa vjet”, tha Gogu.

Dyfishi­mi i sig­urisë dhe përf­shir­ja e pro­grameve të reha­bil­itim­it janë një nga synimet e min­istrisë.

Qyte­tarët tash­më do të mar­rin shër­bim më të shpe­jtë për pronat pasi do të kenë në dis­pozi­cion dy ditë të javës për të zhvil­lu­ar takime me drej­torin e përgjithshëm të Agjen­cisë së Tra­j­tim­it të Pron­ave për çësht­jet e kom­pen­sim­it dhe njo­hjes së pronë­sisë.

“Çdo të mërkurë, të gjithë ata që kanë prob­lem me Agjenc­inë e Tra­j­tim­it të Pron­ave, drej­tori ju pret për kthimin e kom­pen­sim­it dhe të enjteve për njo­hjen e pronë­sisë.

Drej­tori i Përgjithshëm ka har­tu­ar një plan për shër­bimin ndaj qyte­tarëve dhe e dimë fare mirë që është një nga ato tema që çdo famil­je ka për­je­tim të hid­hur”, tha min­istri.

Lid­hur me amnistinë penale që u zbat­ua më 15 kor­rik, Gogu tha se 2300 per­sona kanë për­fi­tu­ar.

“E di që ka kri­juar debatin pub­lik që ka kri­juar çdo amnisti, por kriteret e amnis­tisë i ven­dos Kuven­di i Repub­likës që i ka mirat­u­ar ato dhe ne kemi zbat­u­ar duke bërë për­jash­time, kri­mi i orga­nizuar, kor­rup­sioni, vras­je në rrethana cilë­suese, ter­ror­iz­mi”, tha ai.

7 të mitu­rit që janë liru­ar po mbështeten me pro­grame indi­vid­uale riin­te­gri­mi.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading