news

Stuhia në Kosovë vret një person, disa të lënduar dhe dëme të mëdha nga moti i keq dhe tornadot në disa komuna

Stuhia që përf­shiu Kosovën të martën pas­dite ka lënë të lën­d­uar disa per­sona dhe ka shkak­tu­ar dëme të thek­suara mate­ri­ale në disa qytete.

Në Pozha­ran të Komunës së Vitisë, dy per­sona morën lëndime të lehta tru­pore nga rrëz­i­mi i dyerve hyrëse të obor­rit të tyre. Një per­son po ash­tu në Pozha­ran ka vdekur pasi aksi­den­tal­isht është rrëzuar në bal­lkonin e shtëpisë së tij, që ishte lagur nga stuhia.

Si paso­jë e erërave të for­ta dhe breshërit, në Viti janë dëm­tu­ar çatitë e shtëpive dhe objek­teve shkol­lore, derisa ka pasur edhe drunj të rrëzuar.

Kryetari i Komunës, Sokol Hal­i­ti, ka njof­tu­ar se ka nisur pro­ce­si i vlerësim­it të dëmeve dhe ka kërkuar mbështet­je nga niveli qen­dror për famil­jet e preku­ra.

Sit­u­atë më e rën­d­uar nga moti i ligë ka mbi­zotëru­ar në komunën e Suharekës. Pam­jet e pub­likuara nga qyte­tarët tre­go­jnë për erëra të fuqishme që kanë rrëzuar çatitë e objek­teve biz­ne­sore e shkol­lore.

Për­pos zonës së qytetit të Suharekës, dëmet më të mëd­ha janë shkak­tu­ar në disa fsha­tra, ku sipas kryetar­it të komunës, Bali Muhar­remaj, ka nisur vlerësi­mi i tyre. Erëra dhe breshër ka pasur pas­diten e së martës edhe në komunën e Pejës, ku u shkak­tu­an edhe bllokime të rrugëve.

Insti­tu­ti Hidrom­e­te­o­rologjik i Kosovës ka parashikuar mot të ngjashëm edhe për të mërkurën. Sipas këtij insti­tu­cioni, të mërkurën nga stuhitë me bubul­li­ma do të preket i gjithë ter­ri­tori i Kosovës, ku në disa rajone priten edhe resh­je inten­sive shiu, breshër e erëra të for­ta, pran­daj është lëshuar niveli por­tokalli i rrezikut.

Insti­tu­cionet lokale u kanë bërë thirrje qyte­tarëve të kenë kujdes gjatë aktiviteteve në ambi­en­tet e jashtme.

Min­is­tria e Infra­struk­turës, ndërko­hë, ka bërë thirrje ngasësve të autom­jeteve të kenë kujdes të shtu­ar gjatë lëviz­jes, të shman­gin udhë­timet e panevo­jshme gjatë stuhive dhe të për­sh­tatin shpe­jtës­inë me kushtet atmos­ferike.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading