news

Nuk na është paguar qeraja e tokës’, dhjetëra banorë në protestë pranë zyrave të “Bankers Petroleum”

Dhjetëra banorë të fsha­trave të zonës naftëm­ba­jtëse Patos – Mar­inzë kanë protes­tu­ar para­diten e sotme për­bal­lë zyrave të kom­panisë Bankers Petro­le­um për mospagesën e qirasë së tokës.

Ata poho­jnë të ind­in­juar se rreth 800 banorë të fsha­trave Mar­inëz, Belinë, She­qishte, Zhar­rëz, Kallm, Frashër, Kuman, që prej fil­limvi­tit 2026 nuk janë paguar për qiranë vje­tore të tokës, e cila është në shfry­tëz­im nga kom­pa­nia për rrugë, park­ing­je, sheshe e puse nafte, të cilat shfry­të­zo­hen nga kom­pa­nia që nga viti 2010.

Banorët kërko­jnë njëzëri respek­timin e kon­tratës sipas ligjit dhe kundër­sh­to­jnë ndryshimin e kon­tratës nga një vje­tore në dyv­je­tore dhe përgjys­mimin e çmim­it të qirasë nga 400 lekë për metër katror në 200.

Banorët poho­jnë gjithash­tu se, nëse kërke­sat e tyre nuk do të mer­ren parasysh, do të kërko­jnë rik­thimin e tokave në gjend­jen e mëparshme dhe për­shkallëz­imin e protestës.

Për banorët e zonës naftëm­ba­jtëse, qira­ja vje­tore e tokave mbetet një ndër burimet krye­sore të të ard­hu­rave të tyre.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading