news

Pastrim parash përmes veshjeve luksoze? Kush fshihet pas Zaboo Garden, Brandville, Daka & Privé

Nën petkun e një biz­ne­si estetik dhe të kuru­ar, me mar­ka të njo­hu­ra ndërkom­bëtare, ambi­ente luk­soze dhe klien­telë të përzg­jed­hur, Poli­cia e Tiranës ka ndërhyrë për herë të parë në një seg­ment tregu që deri më tani kishte mbe­tur pothua­jse i paprekur: tre­gun e vesh­jeve dhe aksesorëve të luk­sit.

ZËRI ka mësuar se sub­jek­tet e pro­ce­d­uara në Prokurori nga Poli­cia gjatë opera­cionit “Ille­gal Trade” që u zhvil­lua të shtunën, tash­më zyr­tar­isht nën het­im janë: Zaboo Gar­den, Brandville, Daka Brand, Prive, Monarch Lux­u­ry Bou­tique, Sen­so Uni­co, Beleri Shpk dhe Datja&Co.

Nëse nis të kërkosh në rrjetet sociale për objek­tin e veprim­tarisë së këtyre dyqan­eve, çdo gjë duket e rreg­ullt. Por sapo nis të kërkosh zyr­tar­isht në regjistrin shqip­tar të biz­ne­sit, (QKB), disa gjëra nuk shko­jnë. Shumë pak nga këto biz­nese rezul­to­jnë të regjistru­ara me emrat e tyre treg­tarë në Shqipëri.

Zyr­tar­isht, këto biz­nese po het­o­hen me indi­cien që treg­to­jnë pro­duk­te të markave luk­soze, të kon­tra­ban­d­uara, pa doku­menta­cion shoqërues që provon origjinën dhe zhdo­ga­n­imin.

Por burime i thanë ZËRI‑t se ver­i­fikimet kanë shkuar më tej. Në sitë nuk është vetëm aktiviteti treg­tar, por edhe te mënyra e financim­it të disa sub­jek­teve, qarkul­li­mi i par­ave, pronësia reale dhe lid­hjet e mund­shme mes kom­panive dhe indi­vidëve që qën­dro­jnë pas tyre.

Si hyjnë mall­rat e luk­sit në Shqipëri?

Burime i thanë ZËRI se poli­cia dyshon se këto 8 sub­jek­te i kalo­jnë pro­duk­tet e luk­sit përmes Aero­por­tit të Rin­a­sit, përmes “per­son­al shop­per”, një term i kthy­er në trend vitet e fun­dit, që bashkon blerësin per­son­al me të gjithë ata që nuk udhë­to­jnë dot për të mar­rë pro­duk­tet e tyre.

Per­son­al shopper‑i është per­soni që sjell mall­rat e luk­sit deri në dyqan. Përmes kor­rup­ti­m­it të ofi­cerëve të kon­trol­lit në pikën kufitare, ai arrin të kalo­jë mall­rat e blera jashtë për dyqanet përkatëse.

“Rrugë të tilla bëhen çdo javë”-tha një burim policor për ZËRI.4 prej tyre, Zaboo Gar­den, Brandille, Prive dhe Monarch Lux­u­ry Bou­tique dyshohet se kanë një fluks jo nor­mal treg­tar dhe het­i­mi pritet të zbu­lo­jë nëse bëhet fjalë për aktivitet nor­mal treg­tar apo për një mekanizëm të për­dorur për qarkul­lim­in dhe legal­iz­imin e të ard­hu­rave me origjinë të dyshimtë.

Këto pro­duk­te më pas futen në dyqane për rishit­je të paau­tor­izuar nga bran­di ndërkom­bë­tar me një vlerë disa herë më të lartë. Por a shiten vërtetë?

“Jo gjith­monë. Në disa raste mjafton që pronarët realë të këtyre dyqan­eve të arri­jnë të presin fatu­ra që të kri­jo­jnë per­cep­ti­min se kanë të ard­hu­ra solide për jus­ti­fikimin e pasurive të tjera që kanë”-shtoi burimi.Kush janë 8 admin­is­tra­torët e pro­ce­d­uar nga Poli­cia?

Kamela Gji­nol­lari – Daka

Julian Beleri – Beleri

Alfred Dat­ja – Sen­so Uni­ci Alba­nia

Bledar Dat­ja – Dat­ja & Co

Gjergji Hysi – Prive 2019

Ner­i­da Rama – Monarch Butik

A. L. – Zaboo

Son­ja Sadiku,  Eni Zizol­lari, Daniel Volaj – Brandville.

Nëse dyshimet e ngrit­u­ra provo­hen, kjo dos­je pritet të shndër­ro­het në një nga hetimet më domethënëse të viteve të fun­dit në tre­gun e mall­rave të luk­sit në Shqipëri. Për herë të parë, nën lupën e organ­eve ligjz­bat­uese po kalon një sek­tor që prej vitesh ka ope­ru­ar larg vëmend­jes pub­like, pavarë­sisht qarkul­lim­it të kon­siderueshëm finan­ciar që gjeneron./ZËRI

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading