
Pamjeti, tregojnë momentet pas përfundimit të operacionit në Roskovec.
Në video shihet automjeti ku ishte ngujuar 35-vjeçari, me dyert e hapura, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca, forca të shumta policie dhe efektivë të RENEA‑s.
Operacioni përfundoi pasi 35-vjeçari, i dyshuar për vrasjen e ish-vjehrrit, plagosjen e ish-vjehrrës dhe marrjen peng të ish-bashkëshortes, vrau veten.
Zona vijon të mbahet e rrethuar, ndërsa priten veprimet e grupit hetimor dhe ekspertëve për dokumentimin e plotë të ngjarjes.