news

Protestuesit “bombardojnë” me vezë automjetin që largohej nga Parlamenti

Ten­sionet e regjistru­ara para­diten e sotme para Kuven­dit vijuan edhe pas për­fundim­it të seancës plenare, tek­sa protestue­sit shën­jestru­an me vezë një autom­jet që po largo­hej nga Par­la­men­ti.

Në pam­jet e mbër­rit­u­ra në redak­si, shi­het momen­ti kur mjeti kalon mes protestuesve dhe goditet me një breshëri vezësh, ndër­sa nga tur­ma dëgjo­hen thirrje kundër qev­erisë dhe deputetëve.

Inci­den­ti vjen pas një dite të trazuar për­para Kuven­dit, ku protes­ta e 54‑t qytetare u shoqërua me për­plas­je mes demon­struesve dhe for­cave të poli­cisë.

Gjatë ten­sion­eve, efek­tivët për­dorën ujë me pre­sion, sprej me piper dhe gaz për të shpërn­darë tur­mën, ndër­sa pati edhe per­sona të lën­d­uar dhe arres­time.

Protestue­sit, nga ana e tyre, iu kundër­përgjigjën duke hed­hur vezë dhe domate në drej­tim të poli­cisë dhe autom­jeteve zyrtare.

Pam­jet që pub­liko­jmë doku­men­to­jnë një nga episodet e fun­dit të kësaj dite të ten­sionuar, ndër­sa orga­ni­za­torët kanë njof­tu­ar se protes­ta do të vijo­jë edhe mbrëm­jen e sotme në orën 19:00 për të 54-ën ditë rad­hazi, duke thek­suar se mobi­liz­i­mi qyte­tar nuk do të ndalet.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading