news

Dy civilë tentojnë të marrin me forcë një qytetar në mes të rrugës

Një video shqetë­suese e shpërn­darë në rrjetet sociale po ngjall reag­ime të for­ta, pasi tre­gon momentin kur dy per­sona të veshur civ­il ten­to­jnë të mar­rin me for­cë një qyte­tar që kishte mar­rë pjesë në protestën e sotme para Kuven­dit.

Në pam­je shi­hen dy civilë që e kapin qyte­tarin dhe për­piqen ta largo­jnë me for­cë, pa u iden­ti­fikuar dhe pa shfaqur asnjë doku­ment që të tre­go­jë se për­faqë­so­jnë një insti­tu­cion shtetëror.

Sipas per­son­it që pub­likoi videon, ten­ta­ti­va nuk pati suk­ses dhe qyte­tari nuk u mor me vete.

Pam­jet kanë shkak­tu­ar ind­in­jatë në rrjetet sociale, ku shumë qyte­tarë kërko­jnë sqarime mbi iden­titetin e per­son­ave të përf­shirë dhe bazën ligjore të veprimeve të tyre.

Video­ja është një tjetër episod që vjen nga dita e ten­sionuar e protestës para Kuven­dit, e shoqëru­ar me për­plas­je mes protestuesve dhe poli­cisë, për­dorim të gaz­it dhe ujit, si edhe shoqërime e arres­time.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading