showbiz

Efi Dhedhes bën reflektimin e ndjerë: “A ka njeri si unë?”(FOTO)

Efi Dhed­hes ka ndarë me ndjekësit një reflek­tim per­son­al, duke treguar një anë më të ndjeshme të saj. Përmes një pos­ti­mi në Insta­gram, ajo ka folur për mënyrën inten­sive me të cilën për­je­ton emo­cionet, dashur­inë dhe gjithç­ka që e rrethon.

Kra­has një fotografie buzë detit, Efi e për­shkru­an veten si një per­son që për­je­ton fort çdo emo­cion dhe që gjen kënaqësi te natyra, lulet, deti dhe gjërat e vogla të jetës.

“A ka njeri si unë?”, është pyet­ja me të cilën ajo nis dhe për­fun­don mesazhin, ndër­sa rrëfen se bren­da vetes mban një “ura­gan emo­cionesh” dhe se asnjë ndje­si nuk kalon pa e prekur thel­lë.

Ish-banor­ja e “Big Broth­er VIP Alba­nia” ndalet edhe te momentet më të vështi­ra, duke pran­uar se pavarë­sisht dëshirës për ta dashur jetën me gjithë shpirt, ka edhe ditë kur gjithç­ka bëhet më e rëndë.Në reflek­timin e saj, Efi shkru­an gjithash­tu për rëndës­inë e të mësuar­it për të lënë pas gjërat që nuk na shër­be­jnë më.

Sipas saj, ky pro­ces nuk është gjith­monë i lehtë dhe shpesh kërkon kohë.Në fund, ajo kuj­ton se të gjithë po e jeto­jmë jetën për herë të parë dhe se askush nuk na ka mësuar sak­të­sisht se si duhet për­bal­lu­ar çdo sit­u­atë. Pavarë­sisht vështirë­sive, sipas saj, secili për­piqet të bëjë më të mirën që di.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading