news

Pësoi infarkt në liqen, i moshuari ndërron jetë në Pogradec

Një ngjar­je e rëndë është regjistru­ar pas­diten e sotme në Pogradec, ku një i moshuar ka hum­bur jetën në një prej plazheve në hyr­je të qytetit.

Sipas infor­ma­cion­eve para­prake, ai ka pësuar një infarkt kar­diak vetëm pak çaste pasi ka hyrë në ujërat e liqen­it.

Men­jëherë në vend­ng­jar­je kanë mbër­rit­ur shër­bimet e poli­cisë dhe ekipi mjekë­sor, të cilët i kanë dhënë ndih­mën e parë dhe kanë kry­er manovrat e nevo­jshme të rea­n­imim­it në për­p­jek­je për ta rik­thy­er në jetë.

Pavarë­sisht për­p­jek­jeve të mjekëve për disa min­u­ta, i moshuari nuk ka mundur të mbi­je­to­jë, duke ndër­ru­ar jetë në vend­ng­jar­je.

Burime para­prake bëjnë me dije se dyshohet se shkaku i vdek­jes ka qenë një arrest kar­diak (infarkt), ndër­sa pritet që eksper­ti­za mjeko-ligjore të për­cak­to­jë shkakun e sak­të të hum­b­jes së jetës.

Poli­cia ka nisur veprimet pro­ce­du­rale për doku­men­timin e plotë të ngjar­jes.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading