news

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

Gjyka­ta e Shkallës së Parë e Juridik­sion­it të Përgjithshëm në Tiranë do të hyjë prak­tik­isht në rit­min e pushimeve verore një javë më herët se zakon­isht. Me një urd­hër të fir­mo­sur më 22 kor­rik nga kryetari në detyrë i gjykatës, Gerd Hox­ha, është ven­do­sur ndër­pre­r­ja e regjistrim­it me short të çësht­jeve të reja civile dhe penale duke fil­lu­ar nga data 24 kor­rik deri më 1 shta­tor 2026.

Në prak­tikë, kjo do të thotë se, ndonëse tradi­cional­isht mua­ji gusht kon­sidero­het peri­ud­ha e pushimeve në sis­temin gjyqë­sor, këtë vit Gjyka­ta e Tiranës e nis kufiz­imin e aktivitetit që në fund të javës së fun­dit të kor­rikut.

Sipas urdhrit, nga data 24 kor­rik nuk do të hid­hen më në short çësht­jet e zakon­shme civile dhe penale. Deri më 23 kor­rik do të pra­nohen kërke­sat për regjistrim, ndër­sa pas kësaj date gjyka­ta do të tra­j­to­jë vetëm çësht­jet që kon­sidero­hen urgjente.

Në listën e çësht­jeve që do të vazh­do­jnë të shqyr­to­hen gjatë kësaj peri­ud­he përf­shi­hen masat e sig­urim­it, kërke­sat për pezul­lim­in e veprimeve përm­ba­ri­more, sig­uri­mi i padisë, çësht­jet që lid­hen me të mitu­rit, urdhrat e men­jëher­shëm të mbro­jt­jes, masat e përkohshme famil­jare, ekstradimet, sekuestrimet, kon­trol­let e bane­save, si dhe pro­ce­du­rat e tjera që nuk mund të presin për­fundimin e pushimeve gjyqë­sore. Për këto raste do të funk­siono­jë sis­te­mi i gjyq­tarëve të gat­shëm, sipas grafikut të mirat­u­ar nga gjykata.Vendimi vjen në një peri­ud­hë kur edhe vetë orari admin­is­tra­tiv i Gjykatës së Tiranës është reduk­tu­ar për sezonin veror. Që prej fil­lim­it të kor­rikut, sportelet e gjykatës funk­siono­jnë me orar të shkur­tu­ar, nga ora 08:00 deri në 13:00, regjim që do të vijo­jë deri në fund të mua­jit gusht.

Edhe pse aktiviteti i zakon­shëm gjyqë­sor ngadalë­so­het, urdhri syn­on të garan­to­jë që çësht­jet me ndikim të men­jëher­shëm mbi lir­itë, të drej­tat dhe sig­ur­inë e qyte­tarëve të mos mbeten pezull gjatë peri­ud­hës së pushimeve. Në këtë mënyrë, sis­te­mi gjyqë­sor hyn në regjimin veror, por ruan funk­sion­imin për rastet që ligji i kon­sideron prioritare./ ekofin.al

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading