news

Lëkurë e skuqur, vështirësi në frymëmarrje dhe shikim: Pasojat e lëndëve të hedhura ndaj protestuesve

Për­dori­mi i lëndëve irrituese nga poli­cia gjatë protestës pranë Kuven­dit ka shkak­tu­ar paso­ja te disa prej pjesë­mar­rësve, të cilët kanë shfaqur shqetësime shën­de­të­sore dhe kanë kërkuar ndih­më mjekë­sore.

Sipas pam­jeve nga vend­ng­jar­ja, disa protestues janë larguar me ambu­lancë pasi kanë mar­rë tra­j­timin e parë.

Gjatë ndërhyr­jes, for­cat e poli­cisë për­dorën gaz lot­sjel­lës, ujë me pre­sion dhe ujë të përzi­er me një sub­stancë irrituese ndaj tur­mës.

Ajo që ra në sy këtë herë ishte ngjyra blu e ujit të për­dorur, ndër­sa ende nuk është bërë e ditur për­bër­ja kimike e lëndës.

Sub­stan­ca ka shkak­tu­ar reag­ime të for­ta te disa qyte­tarë, me irritime në lëkurë dhe vështirësi fizike gjatë zhvil­lim­it të protestës.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading