news

Refuzohet kërkesa e PD për zgjatjen e afatit të “Territoriales”, Berisha: Raporti juaj i paligjshëm, do bëjmë gjithçka që shqiptarët të ngrihen kundër jush

Gjashtë efek­tivë poli­cie janë dër­guar në spi­tal me lëndime si paso­jë e hed­hjes së sendeve të for­ta nga protestue­sit.

Pas votim­it, kreu i Par­tisë Demokratike, Sali Berisha, aku­zoi mazho­rancën se po vepron në mënyrë të njëan­shme dhe se po ten­ton të mira­to­jë një refor­më pa dako­rdës­inë dhe disku­timin e plotë në komi­sion.

Berisha tha se opozi­ta kishte pran­uar të mer­rte pjesë në pro­ces pas kërke­save të Komi­sion­it Evropi­an dhe qyte­tarëve, duke pre­tend­uar se puna e saj ishte konkretizuar në një raport prej rreth 400 faqesh.“Ne iu përgjigjëm një kërkese të pre­rë të Komi­sion­it Evropi­an për angazhimin në komi­sion par­la­men­tar për refor­mën ter­ri­to­ri­ale. Gjithash­tu kemi pasur me dhjetëra e qin­dra kërke­sa nga qyte­tarët shqip­tarë që të mer­rn­im pjesë dhe të mbron­im kërke­sat e tyre”, tha Berisha.Sipas tij, rapor­ti i mazho­rancës nuk është disku­tu­ar dhe mirat­u­ar në Komi­sion­in e Refor­mës Ter­ri­to­ri­ale, ndaj ai e cilë­soi atë si “abso­lutisht të paligjshëm”.

“Ju sot paraqiteni këtu me një raport që nuk është paraqi­tur në komi­sion­in e refor­mës. Ky është një bru­tal­itet. Ky është një akt me të cilin ju doni me çdo kusht të largoni pushtetin nga qyte­tarët”, u shpreh Berisha.Kreu i PD-së aku­zoi mazho­rancën se po shmang kon­sul­timet dhe se po për­dor shu­micën par­la­mentare për të çuar për­para një refor­më të njëan­shme.

“Ju nuk keni as ligj, as Kushte­tutë, as nor­më, as moral. Veproni në këtë mënyrë, por çfarë men­doni ju se shqip­tarët nuk do ta kup­to­jnë?”, deklaroi ai.Në fund të fjalës së tij, Berisha par­ala­jmëroi një për­shkallëz­im të aksion­it opoz­i­tar, duke thënë se PD do të bëjë gjithç­ka që qyte­tarët të reago­jnë kundër vendimeve të mazho­rancës.

“Ne abso­lutisht do bëjmë gjithç­ka që ata të ngri­hen në një kryengrit­je të përgjithshme të fuqishme kundër jush, në mënyrë që të bëjnë drejtës­inë që u takon”, tha Berisha.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading