news

35-vjeçari në Roskovec vret ish-vjehrrin: Plagos ish-vjehrrën dhe merr peng ish-gruan

Një ngjar­je e rëndë është regjistru­ar në orët e para të mëng­je­sit të kësaj të premte­je në fshatin Vid­hisht të Roskovecit, ku një 35-vjeçar ka vrarë me armë gjahu ish-vjehrrin e tij dhe ka plago­sur ish-vjehrrën.Sipas të dhë­nave para­prake, rreth orës 06:00, Refit Buzi, 35 vjeç, dyshohet se ka qël­lu­ar me armë gjahu ndaj ish-vjehrrit të tij, Kos­ta Pla­ka, 58 vjeç, i cili humbi jetën në vend­ng­jar­je. Nga të shtë­nat mbeti e plago­sur edhe ish-vjehrra, Belere Pla­ka, rreth 55 vjeçe, e cila u dër­gua në spi­tal dhe ndod­het nën kujdesin e mjekëve.

Hetimet e der­i­tan­ishme tre­go­jnë se, men­jëherë pas ngjar­jes, autori i dyshuar është larguar me autom­jet së bashku me ish-bashkëshort­en e tij, me ini­cialet R. P., duke mar­rë me vete edhe armën e gjahut që dyshohet se u për­dor në krim.

Poli­cia bën të ditur se, sapo është njof­tu­ar për ngjar­jen, shër­bimet kanë mbër­rit­ur në vendin e krim­it, kanë ngrit­ur pika kon­trol­li dhe kanë nisur një opera­cion për lokaliz­imin dhe arres­timin e 35-vjeçar­it.

Ndërko­hë, grupi het­i­mor, në bashkëpunim me Prokuror­inë, vijon punën për zbard­hjen e plotë të rrethanave të ngjar­jes dhe doku­men­timin e saj ligjor.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading