news

Belinda Balluku kap kreun e Prokurimeve Publike, ja si po ia merr një nga një institucionet Edi Ramës, pas motrës vendos Ismail Shehun të menaxhojë tenderat, tërhiqet konkurrenti

Tek­sa qyte­tarët prote­stonin dje jashtë dyerve të Kuven­dit kundër kor­rup­sion­it galopant shtetëror, bren­da sal­lës së par­la­men­tit është kon­sumuar një tjetër akt i fortë pushteti. Edhe pse nën het­im nga Prokuro­r­ia e Posaçme (SPAK) për akuzat e rën­da të shkel­jes së barazisë në ten­dera, kor­rup­sion­it dhe pastrim­it të par­ave, ish-zëvendëskryem­i­nistr­ja Belin­da Bal­luku ka arrit­ur të kor­rë një fitore spek­tako­lare, duke i mar­rë një nga një insti­tu­cionet kyçe kryem­i­nistrit Edi Rama. Në qendër të kësaj stuhie nuk është inte­gri­mi në Bashkimin Evropi­an apo hal­let e pop­ul­lit, por kon­trol­li i Komi­sion­it të Prokurim­it Pub­lik (KPP), struk­tu­ra me pushtet abso­lut mbi ten­der­at ku qarkul­lo­jnë dhjetëra e qin­dra mil­iona euro! Me 78 vota pro, 3 absten­ime dhe 4 vota kundër, Kuven­di ka emëru­ar në krye të KPP-së Ismail She­hun, i njo­hur si një prej “ushtarëve” më besnikë të Bal­lukut. Në garë ishin edhe dy kan­di­datë të tjerë. Enea Hoti, u tërhoq nga gara, ndër­sa kan­di­datu­ra e Behar Zenelit mori vetëm 2 vota pro, 51 absten­ime dhe 31 vota kundër.

Por zgjed­h­ja e Ismail She­hut në krye të KPP-së e bën tërë­sisht pis këtë pro­ces dhe lë hije të rën­da dyshi­mi mbi mënyrën se si do të drej­to­het ky insti­tu­cion kyç, për shkak se ai nji­het hapur si “ushtar” i ish-zv/kryem­i­nistres Belin­da Bal­luku.

Kjo lëviz­je vjen men­jëherë pas godit­jes me motrën e saj, Pamela Qirko, e cila pritet të emëro­het zv/drejtore e Përgjithshme e Agjen­cisë së Sig­urim­it të Depoz­i­tave (ASD), pavarë­sisht se nuk rezul­ton të ketë asnjë për­vo­jë në sek­torin finan­ciar. Pra ish-zv/kryem­i­nistri Bal­luku shtiu kësh­tu në dorë një tjetër insti­tu­cion me peshë kri­tike. Ndërko­hë skan­dali thel­lohet edhe më shumë, pasi edhe pse vetë nuk është më pjesë e ekzeku­tiv­it, Bal­luku po ia merr një nga një insti­tu­cionet kryem­i­nistrit Edi Rama, duke kat­a­pul­tu­ar dhe ven­do­sur në poste kyçe njerëz­it e saj besnikë e “ushtarët” e devot­shëm. Megjithatë për­para kësaj panora­ma dhe sit­u­ate, pyet­ja që po tra­zon ujërat poli­tike është se si një zyrtare nën het­im nga SPAK po arrin të zhveshë Edi Ramën nga kon­trol­li i insti­tu­cion­eve më të rëndë­sishme finan­cia­re në vend, duke e kthy­er menax­himin e par­ave pub­like në një domen per­son­al?

Rrjeti “Bal­luku” kap shtetin

Por kjo përm­bysje dhe zap­tim insti­tu­cionesh nuk është fare një sur­prizë! Ajo që po ndodh bren­da Par­tisë Social­iste nuk vjen në vakum, por është para­prirë nga një seri emërimesh strategjike në qev­eri dhe në çdo sek­tor kyç të shtetit. Zhvil­limet e fun­dit tre­go­jnë qartë një prir­je të frik­shme: kon­so­lidimin e plotë të rrjetit të Belin­da Bal­lukut. Pavarë­sisht tela­sheve të saj ligjore dhe het­imeve të SPAK-ut, njerëz­it e lid­hur me të jo vetëm që nuk janë tërhe­qur nga pushteti, por po ngjiten në majat më të lar­ta të ekzeku­tiv­it dhe admin­is­tratës.

Min­is­trat e rinj dhe “pazari” me Ramën

Ndiki­mi i Bal­lukut ka depër­tu­ar thel­lë në kabi­netin qever­i­tar, ku fig­u­rat e saj të besuara kanë mar­rë fre­nat e min­istrive më të rëndë­sishme:

Enea Karakaçi: I kon­sideru­ar si një nga njerëz­it më të afërt të saj, u emërua nga Edi Rama në krye të Min­istrisë së Energjisë dhe Infra­struk­turës.
Ermal Nufi: Ish-drej­tori i kabi­netit të Bal­lukut dhe kryetar i bor­dit të ARRSH-së, bëri një kërcim spek­tako­lar duke u ven­do­sur nga Rama në krye të Min­istrisë së Mbro­jt­jes.
Albana Koçiu & Besfort Lamal­lari: Koçiu u spon­sorizua prej saj për t’u bërë min­istre e Brend­shme, ndër­sa emëri­mi i saj si zv/kryeministre shi­het si pjesë e mar­rëvesh­jes me Ramën në këm­bim të “mbyll­jes së gojës”. Po ash­tu, Lamal­lari (Min­istër i Brend­shëm) është një tjetër besnik që e ka ndih­muar fuqishëm ish-min­istren në fushatën e 11 majit.
Push­ti­mi i Energjisë, Rrugëve dhe Avia­cionit

Në nivelin e dytë të admin­is­tratës, ten­taku­lat e rrjetit “Bal­luku” kon­trol­lo­jnë nyjet më të mëd­ha finan­cia­re të ven­dit:

ARRSH & KESH: Pak javë më parë, Bal­luku emëroi Ami Kozelin (ish-zëvendës­min­istër) në krye të Autoritetit Rru­gor Shqip­tar dhe Vio­la Hax­hiademin (ish-sekretare e Përgjithshme, aktu­al­isht me tele­fon të sekuestru­ar nga SPAK) në drej­timin e KESH-it.
OSSH (Blendi­an Dali­paj):

Vijon të mbetet i paprek­shëm në sek­torin e energjisë, pavarë­sisht dos­jes në SPAK për kom­pan­itë e famil­jarëve të tij që kanë për­fi­tu­ar mil­iona euro nga ten­derët e Bal­lukut.


Avia­cion Civ­il (Mak­sim Et’hemaj): Inves­tigimet tre­go­jnë se famil­jarët e tij kanë për­fi­tu­ar kon­tra­ta e leje për par­qe foto­voltaike të mirat­u­ara pikër­isht nga min­is­tria e Bal­lukut.


Heku­rud­ha Shqiptare (Ergys Verd­ho): Ditën që SPAK arrestoi Evis Berberin, Rama e hoqi Verd­hon nga KESH‑i dhe e emëroi te Heku­rud­hat. Pavarë­sisht se ndaj tij ka të pak­tën 3 kallëz­ime penale për ten­der­at e ARRSH-së (2018–2021) dhe menax­himin e fondeve në KESH, ai mbetet i paprek­shëm në post drejtues.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading