news

“Kemi frikë”, krimi në familjen në Roskovec, e afërmja e viktimës: Policia të gjej vajzën

Një ngjar­je e rëndë ka ndod­hur mëng­jesin e kësaj të premte­je në fshatin Vid­hisht, ku një per­son ka mbe­tur i vrarë dhe një tjetër është plago­sur pas të shtë­nave me armë zjar­ri.


Sipas infor­ma­cion­eve para­prake, 35-vjeçari Ner­til Buzi dyshohet se shkoi në banesën e ish-të fejuarës së tij dhe qël­loi me armë ndaj famil­jarëve të saj.

Si paso­jë e sul­mit humbi jetën 55-vjeçari Arben Pla­ka, ndër­sa bashkëshort­ja e tij mbeti e plago­sur dhe po merr ndih­më mjekë­sore.

Pas ngjar­jes, autori dyshohet se mori me for­cë ish-të fejuarën dhe u largua nga ven­di i ngjar­jes.

Autoritetet kanë nisur kërkimet për lokaliz­imin dhe kap­jen e tij, ndër­sa po het­o­jnë rrethanat e plota të ngjar­jes.

Një e afërme e famil­jes është shpre­hur se famil­jarët ndi­hen të frikë­suar, duke shpre­hur shqetësimin se mund të ndod­hë një tjetër ngjar­je e rëndë. Hetimet vijo­jnë për zbard­hjen e plotë të rastit.“I trem­be­mi një ngjar­je tjetër.

Se ku e ka çuar vajzën nuk e di. I dhun­shëm ka qenë. Edhe në Tiranë i ka dalë me pis­to­letë. Vajza ka qenë stu­dente për infer­miere.

Ai nden­ji ca kohë në burg, pas­taj arrest shtëpie. Vajza gjith­monë e kërcenuar ka qenë nga ai. Mer­aku më i madh është vajza që ndod­het në duart e tij. i bëj thirrje poli­cisë ta kap sa më shpe­jt të na sjell vajzën“, thot e afër­m­ja.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading