news

“Djali i ka dërguar para nga Anglia 24-vjeçares, nuk ia ktheu”, prindërit e Nertil Buzit akuza familjes së të resë

Prindërit e Ner­til Buz­it, 35-vjeçar­it që mëng­jesin e sotëm vrau ish-vjehrrin, plagosi ish-vjehrrën dhe mori peng ish-bashkë­jetue­sen e tij, hed­hin akuza ndaj famil­jes së vajzës për kon­flik­tin që, sipas tyre, çoi në ngjar­jen tragjike.

Sipas prindërve të autorit, shkaku i për­plas­jes ka qenë një shumë parash që Ner­tili kishte dër­guar nga Anglia në llog­a­ri të vajzës gjatë kohës që ata bashkë­je­tonin.

Ata pre­tendo­jnë se, pas ndar­jes, djali i tyre i kishte kërkuar vazhdimisht kthimin e këtyre par­ave, por famil­ja e vajzës nuk ka pran­uar t’ia kthente, rapor­ton kor­re­spon­den­ti i Top Chan­nel Ner­i­tan Tri­foni.

Prindërit e 35-vjeçar­it thonë se mos­mar­rëvesh­ja për këtë shumë mon­etare ka qenë në qendër të kon­flik­tit mes palëve. Këto pre­tendime janë deklarime të famil­jarëve të autorit dhe nuk janë kon­fir­muar nga autoritetet het­i­more.

Ndërko­hë, ata shpre­hin keqard­hje të thel­lë për ngjar­jen e rëndë dhe hum­b­jen e jetës së ish-vjehrrit, ndër­sa i bëjnë thirrje pub­like djalit të tyre që të dorë­zo­het tek autoritetet dhe të mos ndër­mar­rë asnjë veprim tjetër që mund të rën­do­jë edhe më tej paso­jat e kësaj ngjar­je­je.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading