news

Vrau ish-vjehrrin, 35-vjeçari lë të lirë ish-bashkëshorten që e mbante peng, po negociohet për dorëzimin e tij

35-vjeçari Ner­til Buzi ka lënë të lirë ish-bashkëshort­en e tij, shte­tasen R. Pla­ka, të cilën e mbante peng prej disa orësh. Sakaq po nego­cio­het që të dorë­zo­het dhe autori i cili është i rrethuar nga for­cat e poli­cisë.

Rreth orës 05:00 të mëng­je­sit të sotëm Ner­til Buzi dyshohet se vrau me armë zjar­ri ish-vjehrrin Kos­ta Pla­ka, plagosi ish-vjehrrën Belere Pla­ka, si dhe mori peng ish-bashkëshort­en e tij, duke u larguar nga vend­ng­jar­ja me mak­inë.

Sipas dësh­mive të të afërmeve të vik­timës, 35-vjeçari ishte arrestu­ar edhe herë të tjera nga Poli­cia e Fier­it, por ishte lënë i lirë nga Prokuro­r­ia.

Po ash­tu të afër­mit e vik­timës pre­tendo­jnë se autori kishte kër­cënuar me armë zjar­ri ish-bashkëshort­en, dhe ngjar­ja e rëndë e ndod­hur sot, ishte e par­ala­jmëru­ar.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading