news

Burri pas Trumpit i imiton çdo gjest gjatë fjalimit, rrjeti pyet: Po tallet me të?

Një moment i paza­kon­të gjatë një fjal­i­mi të Don­ald Trump në Mari­et­ta, Geor­gia, është bërë viral në rrjetet sociale, por jo për atë që tha ish-pres­i­den­ti amerikan.

Kam­er­at fokusuan një bur­rë të ulur men­jëherë pas Trumpit, i cili gjatë gjithë fjalim­it imi­tonte me për­pikëri gjestet karak­ter­is­tike të tij. Me lëviz­je të duarve, mimikë të fytyrës dhe lëviz­je të kokës, ai dukej sikur po riprod­honte çdo veprim të Trumpit, ndër­sa herë pas here dukej edhe sikur përsëriste fjalët e tij.

Pam­jet u përhapën me shpe­jtësi në rrjetet sociale, ku shumë për­dorues e inter­pre­t­u­an sjell­jen e tij si një tall­je ndaj ish-pres­i­den­tit amerikan.

Megjithatë, iden­titeti i bur­rit mbetet i pan­jo­hur dhe nuk dihet nëse ai po e imi­tonte Trumpin për humor apo për ndon­jë arsye tjetër.

Në një moment më vonë gjatë aktivitetit, ai nuk u pa më në pam­jet tele­vizive, gjë që nxi­ti edhe më shumë komente në rrjet, megjithëse nuk është e qartë nëse kishte ndryshuar vend apo thjesht nuk ishte më në fokusin e kam­er­ave.

Edhe pse Trump foli për çësht­je të rëndë­sishme poli­tike, përf­shirë Iranin dhe kundër­shtarët e tij poli­tikë, vëmend­jen e pub­likut e mori per­soni që qën­dronte pas tij, duke e kthy­er episodin në një nga videot më të komen­tu­ara të ditës.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading