news

Sheshet plot për dorëheqjen e tij, Rama e pranon: Edhe socialistët pjesë e protestës në shesh!

Sheshet plot për dorëhe­q­jen e tij, Rama e pra­non: Edhe social­istët pjesë e protestës në shesh!


Kryem­i­nistri Edi Rama ka pran­uar se mes protestuesve të mua­jve të fun­dit kanë pasur edhe anë­tarë, mbështetës dhe votues të Par­tisë Social­iste.

Në fjalën e tij gjatë mbled­hjes së zgjeru­ar të grupit par­la­men­tar të PS-së dhe anë­tarëve të kabi­netit qever­i­tar, Rama u ndal te pakë­naqësitë e shfaqura në sheshe dhe rrjete sociale, duke thënë se ato duhet të shër­be­jnë si një sin­jal për mazho­rancën.

Kryem­i­nistri u shpreh se disa prej protestuesve kanë qenë edhe social­istë, mbështetës të qev­erisë apo per­sona që puno­jnë në admin­is­tratë.

“Mosmirën­jo­hës është pikënis­ja e per­spek­tivës së re që na duhet sepse në të gjen­det kup­ti­mi më i gabuar. Dua t’ua them unë që në fil­lim duke i parë në sy atyre që protes­tu­an kundër kryetari të Bashk­isë, atyre që dolën në bule­vard atyre që protes­tu­an të hes­h­tur apo me zë, që pas zgjed­hjeve të qer­shorit të kalu­ar. Ju nuk jeni mosmirën­jo­hës, jeni matësi i ri i stan­dard­eve tona.

Ju që mbushët rrjetet sociale dhe bule­vardit nuk protes­tu­at ndaj Shqipërisë që ndër­tu­am në 3 man­datet e para.
Ata jo të pak­të që ishin anë­tarë të PS dhe mbështetës e votues, apo edhe ata që ishin në punë shteti dhe në darë shkonin në protestë. Nuk dolën atje për t’ju bashkuar këngës Rama jepe dorëhe­q­jen apo të mohoni trans­formimin e Shqipërisë. U bashkuan sepse for­ca e saj përthithëse ishte më e mad­he për ta se sa figu­ra ime.

Ishin në shesh sepse i çoi një nevo­jë e thel­lë për të për­c­jel­lë një mesazh më të fortë se përkatësia ndaj një par­tie apo ngjyra e qev­erisë për të cilën mund të kenë votu­ar”, tha ai.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading