news

“S’mjafton më që të qeverisim të tashmen me investime”, Rama: Bulevardi i Flamingove na sfidoi!

Kryem­i­nistri Edi Rama në mbled­hjen e zgjeru­ar të grupit par­la­men­tar të PS-së deklaroi se protes­ta në Bule­vardin e Flamin­gove e sfi­doi qev­erisë. Ai tha se tash­më nuk mjafton që e maj­ta të qev­erisë me pro­jek­te dhe inves­time.

“Kjo ishte me e fuqishme se arse­nali ynë kundër gën­jesh­trave lid­hur me pro­jek­tin e Zvërnecit. Mësi­mi i parë që dua të ndaj me ju është se fak­tet tona nuk mjafto­jnë më! Njerëz­it këtu nuk jeto­jnë më me kënaqës­inë me të cilin ndër­ton­im, siç ndod­hte dje.

Ata sot jeto­jnë me prit­shmëri që rriten më shpe­jt se sa mundësitë tona për t’iu përgjigjur. Ata e për­je­to­jnë zhvil­lim­in si një ten­sion, mes asaj që shohin e dëgjo­jnë dhe asaj që kanë.

Herë si burim pikëpyet­jesh për çfarë po bëhet me vendin dhe herë si pasig­uri për pjesën e tyre. Nuk mjafton më që të qev­erisim të tash­men me inves­time, arrit­je e inte­grime, por duhet të qev­erisim në har­moni me për­vo­jën e përdit­shme.

Bule­var­di i Flamin­gove nuk duhet parë si protestë, por si pasqyrë që shoqëria na e vuri para dhe duke na sfid­uar që të shohim vetveten, që të shohim nëse e kemi mend­jen dhe zem­rën në vendin e duhur për ta qev­erisur Shqipërinë.

Të cilën me doe­mos duhet ta kup­to­jmë ne të parët në të gjithë për­masat e saj.

Unë vetë në pasqyrën e Bule­vardit të Flamin­gove pashë mbyll­jen e një epoke, dhe fil­lim­in e një tje­tre.”, tha ai.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading