news

Dëme nga stuhia në Juglindje! Biznese nën ujë dhe bagëti të vrara nga rrufeja, probleme në Korçë e Pogradec

Ash­tu siç ishte par­ala­jmëru­ar nga mete­o­rologët dhe spe­cial­istët e emergjen­cave civile, një stuhi e fortë përf­shiu disa qytete të ven­dit. Në Elbasan resh­jet e den­dura kanë zgjatur për rreth 40 min­u­ta, duke kri­juar një shtresë të bard­hë mbi rrugë dhe duke vështirë­suar qarkul­lim­in e autom­jeteve dhe lëviz­jen e këm­bë­sorëve. Emergjen­cat rapor­to­jnë 40 mm shi e breshër për 38 min­u­ta.

Disa bodrume u përf­sh­inë nga uji ndër­sa men­jëherë ndërhynë ekipet zjar­rfikëse. Po ash­tu në qytet disa pemë u rrëzuan pa shkak­tu­ar dëme. Sipas rapor­timeve stuhia përf­shiu fsha­trat për­reth, por edhe bashk­inë e Librazhdit dhe Për­ren­j­a­sit. Në Korçë e rrethi­na po ash­tu u regjistru­ar resh­je të den­dura breshëri dhe stuhi e shoqëru­ar me erë të fortë e cila zgjati vetëm pak min­u­ta duke lënë pas dëme të vogla.

Një pemë u rrëzua ne qytet duke bllokuar tro­tu­ar­in, por fat­mirë­sisht pa shkak­tu­ar dëme. Një tufë bagëtish është godi­tur nga rrufe­ja këtë të premte në fshatin Der­dush në Pogradec.

Sipas të dhë­nave para­prake, kanë ngord­hur rreth 10 krerë bagëti të imta, ndër­sa 17 të tjera janë plago­sur. Tufa, e për­bërë nga rreth 190 krerë dele dhe dhi në pronësi të shte­tases Tat­jana Biçoku ishte në shtegtim nga zona e Pirgut drejt kul­lotave mal­ore, kur u godit nga rrufe­ja.

Tash­më pas për­fundim­it të stuhisë ekipet kanë nisur ver­i­fikimet për dëme të tjera të mund­shme.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading