news

Dhunimi i efektivit, konflikte të vjetra/ Një pistë te Bajrat, hetuesit verifikojnë sherrin pas bllokimit të një automjeti

Efek­tivi Nikolin Përn­doj, i cili u dhunua dy ditë më parë në Shkodër, rezul­ton të jetë poli­ci i cili, më 27 maj të këtij viti, bllokoi dhe gjo­biti mak­inën e Sabi­an Troshan­it, vël­lait të Samuel Troshan­it, pjesë e grupit të Bajrave.

Por, pavarë­sisht shkel­jes së qartë të qarkul­lim­it rru­gor, mak­i­na e për­dorur nga Troshani është zhbllokuar në të njëjtën ditë me fir­mën e drej­torit të Shko­drës asoko­he, Gen­tian Berberi, me argu­mentin se nuk blloko­hen autom­jetet në ditë Bajra­mi.

Mak­i­na tip Audi për­dorej nga Sabi­an Troshani, një per­son me prece­den­të të mëparshëm penalë. Ai është vël­lai i Samuel Troshan­it, i akuzuar për për­plas­jen me armë zjar­ri me grupin e Alek­sandër Pren­dit.

Sipas burimeve, mëso­het se kjo është një nga pis­tat që po het­on poli­cia lid­hur me dhu­nimin e efek­tiv­it Nikolin Përndoj.Ngjarja ndod­hi në lag­jen Xhabi­je të Shko­drës, ku dy per­sona me një mak­inë pa tar­ga e kanë godi­tur këtë të fun­dit me për­for­cues grushti.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading