news

“Ta rrëzojmë të keqen si një trup i vetëm”/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Me Ramën të merret drejtësia! Krimet e tij…

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 90?

Ish-luftë­tari i UÇK-së, Meçan Zotaj, denon­coi sjell­jen e kryem­i­nistrit Edi Rama, duke e cilë­suar turp fjal­im­in e mba­j­tur në grupin e PS, ku për­men­di edhe fëmi­jën e sëmurë me spek­tër autik që u dhunua nga Poli­cia duke u dëm­tu­ar me gaz lot­sjel­lës së bashku me nënën e tij.

Ai kërkoi që drejtësia të mer­rej me krimet e kryem­i­nistrit, të cilat kalo­jnë edhe kufi­jtë e Shqipërisë. Ai denon­coi edhe deputetin Taulant Bal­la duke e cilë­suar atë si “mid­hje”.

“Sot doli dhe pa pikë turpi dhe fliste për fëmi­jën që u sul­mua nga for­cat policore, u mund­ua të nxir­rte engjëllin me Taulant mid­hjen. Ata kur shiko­jnë një per­son që gjuan me gur, qua­jnë një pop­ull të tërë ter­ror­ist. Kur Taulant mid­h­ja dhe Rama u dëno­hen njerëz­it e tyre apo arresto­hen, ua qua­jnë përgjegjës­inë indi­vid­uale. Ata janë aq njerëz të këqij, sa kur dikush gjuan me gur, na qua­jnë ter­ror­iste. Kurse për njerëz­it e tyre që janë të kor­rup­tuar nuk i qua­jnë ter­ror­ist të kor­rup­tuar. Ne, kur një krim­inel që sil­let si engjëll, bëj thirrje mos i prekni, sepse krim­ineli që sil­let engjëll kur sil­let ash­tu kërkon kohë”, tha ai mes të tjerash.

Më tej shtoi:

“Edi Rama u mund­ua të shiste engjëllin me Taulant mid­hjen. Edi Rama dhe Taulant mid­h­ja që gjys­mën e qever­i­tarëve e ka në burg, që dëno­hen për krime e kor­rup­sion. Ata për një njeri që nga mlle­fi i madh gjuan me gurë ata e qua­jnë një pop­ull ter­ror­istë. Por ne e kemi kup­tuar se Rama është boshti i krim­it në Shqipëri për 13 vite, me min­is­tra e zyr­tarë të kor­rup­tuar. Krim­ineli kur shitet si engjëll kërkon kohë të plan­i­fiko­jë lëviz­jen e rad­hës”, tha ai.

Zotaj deklaroi se për të gjitha krimet që ka bërë Rama dhe qever­i­tarët duhet të mer­rte drejtësia shqiptare dhe ndërkom­bëtare. Ai apeloi për qën­dresë deri sa të largo­het qev­e­ria.

“Me fatin e tij duhet të mer­ret drejtësia shqiptare, në mos ajo shqiptare, drejtësia ndërkom­bëtare, sepse krimet e tij dalin përtej ter­ri­torit shqip­tar. Të qën­dro­jmë këtu qën­drestare pa ndër­pre­rje, sepse e keq­ja e kom­bit tona ka qenë nga njerëz që ven­dosen në atë kar­rige dhe i zënë frymën pop­ullin. Rama u mund­ua të na qua­jë ter­ror­ist, me lloj-lloj emrash kaf­shësh, na qua­jtën ter­ror­istë”, aku­zoi ai.

Në fund Zotaj tha se nuk kishte mëshirë për trad­htarët e ven­dit dhe si trup i vetëm të qën­dronin të bashkuar për ta larguar këtë qev­eri.

“Nuk ka mëshirë mbi trad­ht­inë dhe krim­inelat, që nuk mar­rin parasysh nevo­jat e pop­ul­lit. Pop­ul­li i ka votu­ar për t’u shër­by­er jo për t’i dhunuar dhe vjed­hur, poshtë poshtër­sia e tyre. Si një trup i vetëm ta rrë­zo­jmë të keqen”, për­fun­doi ai.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading