news

Mori peng ish-partneren, i vrau të atin e i plagosi nënën, historia e Buzit në Londër, si u rrëmbye dhe u keqtrajtua

Roskove­ci është tron­di­tur mëng­jesin e sotëm, ku 35-vjeçari Ner­til Buzi ka vrarë me çifte ish-vjehrrin, ka plago­sur ish-vjehrrën dhe më pas ka rrëm­by­er ish-part­neren e tij.

Pas disa orësh ai la liru­ar të renë, ndër­sa ende vetë vijon të jetë në arrati. Emri i Ner­til Buz­it është për­men­dur në media edhe në 2022, atëherë kur në Angli u mor peng.

Ishte poli­cia që arri­ti ta shpë­tonte atë, ndër­sa ishte rrëm­by­er nga shte­tas shqip­tarë te evi­den­tu­ar si per­sona me reko­rde krim­i­nale ne Angli.

Poli­cia bri­tanike arrestoi në atë kohë 7 shqip­tarë.

Buzi u mba­jt peng për një javë nën kër­cën­imin se do ta vris­nin nëse nuk paguheshin 400 mijë ster­li­na nga të afër­mit.

Shkaku i peng­mar­rjes dyshohet se është për­plas­ja mes dy gru­peve rivale në kon­trol­lin e shtëpive të bar­it. Ai ishte keq­tra­j­tu­ar në mënyrë ç’njerëzore dhe videot i dër­go­heshin famil­jarëve të tij.

Ditën kur skadonte afati pagesës, së ndërhyri poli­cia dhe liroi pen­gun duke çuar në pran­ga 7 per­sona të përf­shirë në këtë vepër penale.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading