news

Kishin krijuar një rrjet të sofistikuar droge në Britani, si u zbuluan 4 shqiptarët dhe miku i tyre…

Pesë per­sona, katër prej tyre shte­tas shqip­tarë, janë dënuar nga drejtësia bri­tanike pas zbërthim­it të një rrjeti të orga­nizuar të trafikut të kan­abisit, që vepronte në Hull dhe East York­shire.

Sipas Poli­cisë së Hum­ber­side, het­i­mi nisi në shkurt të vitit 2025, pasi struk­tu­rat kundër krim­it të orga­nizuar iden­ti­fikuan një lin­jë të mirëor­ga­nizuar të shpërn­dar­jes së drogës që furn­i­zonte çdo ditë tre­gun lokal.

Gjatë het­imeve, autoritetet zbu­lu­an se grupi për­dorte aplika­cione të kod­uara komu­niki­mi, doku­mente të fal­si­fikuara sig­uri­mi për autom­jetet dhe lëvizte vazhdimisht në qytete të ndryshme të Anglisë, përf­shirë Lon­drën, Rug­by, Sheffield, Mid­dles­brough dhe Hull, për të shman­gur zbu­lim­in.

Sipas dos­jes het­i­more, aktiviteti i rrjetit zhvil­lo­hej çdo ditë nga ora 11:00 deri në 23:00, ndër­sa drej­ti­mi i opera­cionit kry­hej krye­sisht nga per­sona që ndod­heshin jashtë zonës së Hum­ber­side.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading