news

Falja e detyrimeve, fshihen automatikisht 30 mln euro gjoba për vitet 2015–2024

Gjo­bat nuk ndalen as në ditët e pushim­it, biz­ne­set anko­hen se ndëshko­hen për deklarim të vonuar


Rreth 30 mil­ionë euro gjo­ba të ven­do­sura nga inspek­torët tati­morë për peri­ud­hën 2015–2024 janë fshirë automatik­isht në zba­tim të ligjit për fal­jen e detyrimeve. Admin­is­tra­ta Tati­more njoftoi se janë shuar automatik­isht detyrime në vlerën 29.9 mil­ionë euro, nga të cilat kanë për­fi­tu­ar 16,877 tatim­pagues.

Gjo­bat e ven­do­sura nga inspek­torët i përkasin peri­ud­hës 2015–2024. Admin­is­tra­ta tati­more njoftoi se për 29.9 mil­ionë euro detyrime të fshira/shuara automatik­isht kanë për­fi­tu­ar 16,877 tatim­pagues.

Admin­is­tra­ta Tati­more thek­son se vijon zba­timin e pro­ce­sit sipas për­cak­timeve të ligjit, në mbështet­je të for­mal­izim­it dhe lehtësim­it të bar­rës për tatim­pague­sit.

Gjithash­tu më herët Tatimet njof­tu­an se deri tani janë fshirë ose shuar detyrime në vlerën 332 mil­ionë euro për 122 mijë tatim­pagues. 19 mar­rëvesh­je të Paqes Fiskale të lid­hu­ra për peri­ud­hën tati­more 2026. Admin­is­tra­ta Tati­more mirëpret çdo tatim­pagues që for­mal­i­zon biz­nesin e tij vull­ne­tar­isht nëpër­m­jet Paqes Fiskale.

“Pro­ce­si i fal­jes hap një faqe të re me tatim­pague­sit në prag të inte­grim­it europi­an ne funk­sion të për­mirësim­it të klimës së biz­ne­sit”, thek­suan më herët Tatimet.

Ndër­sa pro­ce­si vijon për të gjithë për­fitue­sit sipas ligjit. Nga data 10 qer­shor deri më 30 qer­shor 2026 u zbat­ua edhe faza e page­save për për­fitimin nga fal­ja me kusht e detyrimeve tati­more, gjobave dhe kamatëvone­save, sipas ligjit nr. 86/2025. Për peri­ud­hën 2015–2019 për­fi­to­het fshir­je e 50% të detyrim­it prin­ci­pal, si dhe fshir­je e plotë e gjobave dhe kamatëvone­save, nëse 50% e mbe­tur paguhet njëherësh nga 10.06.2026 deri më 30.06.2026.

Për peri­ud­hën 2015–2019 për­fi­to­het fshir­je e 25% të detyrim­it prin­ci­pal, si dhe fshir­je e plotë e gjobave dhe kamatëvone­save, nëse 75% e mbe­tur paguhet nga 10.06.2026 deri më 31.12.2026. Për peri­ud­hën 2020–2024 për­fi­to­het fshir­je e plotë e gjobave dhe kamatëvone­save, nëse paguhet 100% e detyrim­it prin­ci­pal nga 10.06.2026 deri më 31.12.2026./Monitor

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading