
Ky është Refit (Nertil) Buzi, 35-vjeçari i dyshuar si autor i ngjarjes së rëndë në fshatin Vidhisht të Roskovecit.
Ai akuzohet se vrau me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, Kosta Plakun, plagosi ish-vjehrrën Bejlere Plaku dhe më pas mori peng ish-partneren, Rozalina Plaku, 24 vjeçe, duke u larguar në drejtim të paditur.
Sipas informacioneve paraprake, Buzi kishte pasur më herët probleme me familjen e ish-bashkëshortes.
Familjarët kanë deklaruar se ai ishte arrestuar disa herë për shkak të kërcënimeve ndaj tyre dhe se kishte kërcënuar edhe vajzën me armë zjarri.
Mësohet gjithashtu se 35-vjeçari kishte marrë edhe disa vite më parë peng një tjetër person. Ai rezulton të jetë fqinj me familjen Plaka në fshatin ku ndodhi ngjarja.