news

Niko Peleshi “prish” pushimet e deputetëve! Kryetari i Kuvendit njofton seancë parlamentare, ja kur do mbahet

Par­la­men­ti nuk e kishte 23 kor­rikun seancën e fun­dit plenare të tij. Ash­tu sikurse par­ala­jmëroi në fund të seancës të së enjtes kryepar­la­men­tari Niko Peleshi, ai ka prishur pushimet e deputetëve dhe sot ka lëshuar një urd­hër të ri për mba­jt­jen e një tjetër seance urgjente ditën e  hënë, më 27 kor­rik, në orën 10:00.

“Të nderu­ar kolegë. Ju njoftoj se sean­ca plenare e Kuven­dit të Shqipërisë do të zhvil­lo­het ditën e hënë, datë 27.7.2026, ora 10:00. (Urd­hër nr. 49, datë 24.07.2026, i Kryetar­it të Kuven­dit z. Niko Peleshi).

Pro­ce­du­rat e trans­me­tim­it do të jenë të njëj­ta me ato të sean­cave plenare të mëparshme: mak­i­nat sin­jalin do ta mar­rin nga RTSH dhe sean­ca do të trans­me­to­het LIVE në RTSH Kuvend dhe faqen zyrtare FB të Kuven­dit”, thuhet në njof­timin dhe urdhrin e lëshuar të fir­mo­sur nga vetë Peleshi.

Refer­u­ar ren­dit të ditës së shpërn­darë për ligjvënësit thek­so­het se parashiko­het si pikë e parë: ‑Mira­ti­mi i pro­cesver­balit të seancës plenare të datës 23.7.2026.

(Neni 44, pika 2, të Rreg­ul­lores së Kuvendit)Pas njof­timeve në pikën e dytë do kalo­het në:-Projektvendimi “Për një ndryshim në vendimin nr. 87/2026, “Për cak­timin e anë­tarëve zëvendë­sues në për­bër­jen e komi­sion­eve të përher­shme të Kuven­dit”, i ndryshuar”.

Kjo, në mbështet­je të nen­it 78, pika 1, të Kushte­tutës, si dhe të nen­eve 21/1 dhe 55, pika 1, të Rreg­ul­lores së Kuven­dit, shu­micë e thjeshtë votash për mira­tim.

Dhe në fund kali­mi në votim i deputetëve për këtë rend dite.Rendi i ditës në Par­la­ment:

“Në mbështet­je të urdhrit nr. 49, datë 24.7.2026 të Kryetar­it të Kuven­dit, z. Niko Peleshi, ren­di i ditës është si më poshtë vijon:Miratimi i pro­cesver­balit të seancës plenare të datës 23.7.2026. (Neni 44, pika 2, të Rreg­ul­lores së Kuven­dit)

Njof­time. (Neni 44, pika 3, të Rreg­ul­lores së Kuven­dit)

Pro­jek­tvendi­mi “Për një ndryshim në vendimin nr. 87/2026, “Për cak­timin e anë­tarëve zëvendë­sues në për­bër­jen e komi­sion­eve të përher­shme të Kuven­dit”, i ndryshuar”. (Në mbështet­je të nen­it 78, pika 1, të Kushte­tutës, si dhe të nen­eve 21/1 dhe 55, pika 1, të Rreg­ul­lores së Kuven­dit, shu­micë e thjeshtë votash për mira­tim)

-Koha e voti­mi”.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading