news

Protestat masive/ Vuçiç ‘reflekton’, çon Serbinë drejt zgjedhjeve të parakohshme: Po mbaj fjalën para popullit!

Zgjed­hjet e parakohshme par­la­mentare në Ser­bi pritet të zhvil­lo­hen në mua­jin tetor ose në fil­lim të nën­torit, të ndara nga zgjed­hjet pres­i­den­ciale.

Pres­i­den­ti serb Alek­sandër Vuçiç deklaroi se do të mba­jë prem­timin e bërë qyte­tarëve për zhvil­lim­in e zgjed­hjeve të parakohshme deri në fund të vitit 2026. Gjatë një kon­fer­ence për shtyp me kryem­i­nistrin e Repub­likës Çeke, Andrej Babiš, Vuçiç tha se qyte­tarët do të kenë mundës­inë të shpre­hin vull­netin e tyre të lirë.

“Vitin e kalu­ar ju thashë se zgjed­hjet e parakohshme par­la­mentare do të mba­heshin deri në fund të vitit 2026 dhe po e mbaj fjalën time ndaj pop­ul­lit serb. Para fun­dit të vitit do të kemi zgjed­hje par­la­mentare, ndër­sa pak më vonë do të zhvil­lo­hen edhe zgjed­hjet pres­i­den­ciale”, deklaroi Vuçiç.

Në fund të mua­jit qer­shor, pres­i­den­ti serb u tha mbështetësve të par­tisë së tij se mund të largo­het nga posti i kreut të shtetit për të kan­did­uar për postin e kryem­i­nistrit në zgjed­hjet e ardhshme par­la­mentare.


Syn­i­mi i Vuçiç është sig­uri­mi i një man­dati të ri qev­erisës për for­cën e tij poli­tike, ndër­sa Ser­bia vijon të për­bal­let me një valë të gjatë protes­tash që kanë zgjatur prej më shumë se një viti.


Prote­s­tat nisën në vitin 2024 pas shem­b­jes së stre­hës së një sta­cioni heku­rud­hor në Novi Sad, ku hum­bën jetën 16 per­sona. Trag­je­dia shkak­toi zemërim të madh pub­lik dhe nxi­ti akuza për kor­rup­sion, mungesë trans­parence dhe dobësim të insti­tu­cion­eve të shtetit të së drejtës.

Ndërko­hë, kryetar­ja e Kuven­dit të Ser­bisë, Ana Bërn­abiç, bëri të ditur se të hënën, më 27 kor­rik, do të cak­to­het sean­ca e jashtëza­kon­shme për votëbes­imin e qev­erisë. Nëse qev­e­ria nuk merr mbështet­jen e nevo­jshme, par­la­men­ti shpërn­da­het dhe ven­di shkon drejt zgjed­hjeve të parakohshme.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading