news

Trafiku i kokainës nga Amerika e Jugut, Gjykata në Itali dënon me 100 vite burg klanin Çela, 29 vjet për vëllezërit Pashja, fitimet e drogës silleshin me autobuzë në Elbasan

100 vite burg në total, ven­dosi Gjyka­ta e Breshias për 15 anë­tarë të klan­it Çela, mes të cilëve edhe vëllezërit nga Elbasani, Shkëlqim dhe Ger­ar­do Pash­ja. Gjatë pro­ce­sit me gjykim të shkur­tu­ar, Pash­jat u dënu­an me 29 vite burg gjith­sej.

Sipas het­imeve klani shqip­tar i lid­hur me Suel Çelën, kishte ngrit­ur në Breshia një bazë të trafikut të drogës. Bashkëpunë­torë në trans­portin dhe mag­a­zin­imin e drogës kishin 45-vjeçarin Simone Paolis­so, 57-vjeçarin Rober­to Got­tar­di dhe 38-vjeçarin Fab­rizio Man­za.

Një tjetër banor i zonës, Mar­co Moran­di, mbante lid­hjet me nivelet më të lar­ta të orga­ni­za­tës. Nga dro­ga e shi­tur me pakicë në lokalet e zonës së Liqen­it të Gardës, Veronës dhe Breshias, het­ue­sit arritën të rindër­tonin rrugët e trafikut të lëndës narkotike. Në nën­tor të vitit 2021, njëri prej ital­ianëve të dënuar, u ndalua në Verona me 250 kilo­gramë kokainë ende të papërzi­er e cila ishte des­tin­uar për në bazën e orga­ni­za­tës në Breshia.

Deta­jet

Nga zbërthi­mi i komu­nikimeve në Sky ECC pala ital­iane dhe SPAK zbu­lu­an se drejtue­sit e klan­it Çela nga Elbasani lëviznin në vende të ndryshme të botës, drejt Kolumbisë dhe Ekuadorit për të takuar prod­hue­sit e kokainës në Amerikën e Jugut, por edhe në Emi­ratet e Bashkuara Arabe dhe Dubai. Ngarke­sat me kokainë të pastër mbër­rinin në portet e Bel­gjikës dhe Holandës, ku orga­ni­za­ta kishte bashkëpunë­torë. Më pas ato ngarko­heshin në kamionë dhe trans­porto­heshin në mag­a­z­i­na të mar­ra me qira në Breshia.

Pasi mbër­rinte në Breshia, dro­ga, e cila në atë fazë kishte një vlerë me shu­micë prej 40 mijë eurosh për kilo­gram, shpërn­da­hej te orga­ni­za­ta më të vogla në qytete të ndryshme të veri­ut të Ital­isë.

Fitimet e drogës dër­go­heshin në Shqipëri me auto­busë të lin­jës Breshia-Elbasan. Me 8 vite burg është dënuar edhe Gen­ti Berisha, i cili më 23 qer­shor aksi­den­toi për vdek­je një polic nga Milano, tek­sa ai o e ndiqte. Në prokurori, Berisha, pjesë e klan­it çela pati deklaru­ar se nuk i kishte ndalu­ar efek­tiv­it, pasi kishte hashash me vete.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading