news

Turp, kur Presidenti, Kryeministri apo Kryetarja e Kuvendit harrojnë veteranët

Nga Albert Z. ZHOLI

Më 20 kor­rik 2026, në ambi­en­tet e Min­istrisë së Mbro­jt­jes, Orga­ni­za­ta e Vet­er­anëve dhe Pasard­hësve të Luftës Antifashiste Nacionalçlir­imtare të Pop­ul­lit Shqip­tar “Nderi i Kom­bit” orga­ni­zoi veprim­tar­inë përku­j­ti­more me rastin e 69-vje­torit të theme­lim­it të saj (20 kor­rik 1957 – 20 kor­rik 2026). Në këtë aktivitet morën pjesë për­faqë­sues të orga­ni­zatave të vet­er­anëve dhe pasard­hësve nga Tirana, Vlo­ra, Kamza, Dur­rësi, Kru­ja, Klosi, Bur­re­li, Lezha, Shi­jaku, Div­ja­ka, Peqi­ni, Elbasani, Tepe­le­na, Laçi, Vora dhe qytete të tjera të ven­dit. Të pran­ishëm ishin edhe pres­i­den­ti i SHKULSH-it, Hamit Gojani, dirig­jen­ti Prof. Zhani Ciko, për­faqë­sues të Min­istrisë së Mbro­jt­jes, të Këshillit të Qarkut, pro­fe­sorë, drejtues të shoqatave patri­otike dhe të ftu­ar të shumtë. Megjithatë, në një ditë kush­tu­ar njerëzve që në rin­inë e tyre morën armët për lir­inë e Shqipërisë dhe që më pas kon­tribu­uan në rindër­timin e ven­dit, ra në sy munge­sa e për­faqë­suesve të insti­tu­cion­eve më të lar­ta të shtetit.

Në këtë përv­je­tor nuk mori pjesë asnjë për­faqë­sues i Pres­i­dencës, i Kryem­i­nistrisë apo i Kuven­dit të Shqipërisë. Kjo mungesë nuk është thjesht pro­tokol­lare; ajo ngre një pyet­je që meri­ton reflek­tim: a po i kush­ton shteti shqip­tar vëmend­jen dhe respek­tin që mer­i­to­jnë vet­er­anët e mbe­tur gjal­lë, ata pak njerëz që janë his­to­ria e gjal­lë e Luftës Antifashiste Nacionalçlir­imtare? Pikër­isht ky reflek­tim është edhe thel­bi i këtij shkri­mi. Në Shqipëri kanë mbe­tur shumë pak vet­er­anë të Luftës Antifashiste Nacionalçlir­imtare. Numëro­hen me gish­ta ata që kanë mbushur 100 vjeç dhe edhe më të rral­lë janë ata që kanë kalu­ar moshën 105-vjeçare. Janë njerëz­it që, në moshën 16–17 vjeç, lanë famil­jet, shkol­lën dhe rin­inë për të mar­rë armët kundër pushtuesve naz­i­fashistë. Ata luftu­an në male, në borë, në shi, në vapën përvëluese të verës, shpesh të zbathur, me rro­ba të grisura dhe me armë e këpucë të mar­ra armikut. Luftu­an me bind­jen se liria e atd­heut vlente më shumë se vetë jeta.

Shumë prej tyre nuk u kthyen kur­rë. Ranë dësh­morë në lule të rin­isë. Të tjerët mbi­je­t­u­an dhe, sapo mbaroi lufta, nuk kërkuan shpër­blime. Mori fund një bete­jë dhe fil­loi një tjetër: rindër­ti­mi i Shqipërisë. Ishin ata që ngritën uzi­na, fab­ri­ka, hidro­cen­trale, rrugë, heku­rud­ha, shkol­la e spi­tale. Punuan me të njëjtin ide­al­izëm me të cilin kishin luftu­ar. Sot, pas më shumë se tetë dekadash, ata pak vet­er­anë që jeto­jnë për­ballen me një realitet të hid­hur. Pen­sionet e tyre janë mod­este dhe shpesh nuk mbu­lo­jnë as nevo­jat më ele­mentare. Nuk gëzo­jnë lehtësi të veçan­ta në trans­portin pub­lik, nuk kanë një sta­tus të posaçëm për shër­bimet sociale apo shën­de­të­sore, nuk për­fi­to­jnë pushime kura­tive të garan­tu­ara dhe, mbi të gjitha, nuk ndiejnë vëmend­jen që një shtet duhet të tre­go­jë ndaj njerëzve që sakri­fikuan rin­inë për të.Më e dhimb­shme se vështirësitë ekonomike është munge­sa e mirën­jo­hjes insti­tu­cionale.

Çdo vit, në Ditën e Vet­eran­it, 20 kor­rik, shteti shqip­tar nuk orga­ni­zon një Cer­e­moni Kom­bëtare për ata pak vet­er­anë që kanë mbe­tur. Nuk ka një prit­je nga insti­tu­cionet më të lar­ta të shtetit, nuk ka një homazh të veçan­të, nuk ka një falën­der­im pub­lik në emër të Repub­likës. Nuk ka një tufë lule, një medal­je mirën­jo­hje­je, një shtrëngim duarsh nga Pres­i­den­ti, Kryem­i­nistri apo Kryetar­ja e Kuven­dit do të kishte një vlerë shumë më të mad­he se çdo fjal­im. Në 35 vjet asnjëherë kjo datë shoqëro­het me një cer­e­moni shtetërore din­ji­toze kush­tu­ar atyre pak vet­er­anëve që ende jeto­jnë. Nuk orga­ni­zo­het një prit­je sim­bo­like, nuk zhvil­lo­het një homazh kom­bë­tar, nuk u jepet një mesazh mirën­jo­hje­je nga insti­tu­cionet më të lar­ta të shtetit. A nuk do të ishte kre­jt nor­male që Pres­i­den­ti i Repub­likës, Kryem­i­nistri apo Kryetar­ja e Kuven­dit të pris­nin çdo vit këta pak vet­er­anë, t’u shtrën­go­nin dorën dhe t’u thoshin një fjalë falën­der­i­mi? Nuk kërko­hen shpen­z­ime të mëd­ha. Kërko­het vetëm respekt. Një komb nuk matet vetëm me ndërte­sat që ngre, por edhe me mënyrën se si nderon ata që e kanë mbro­j­tur. Vet­er­anët nuk kërko­jnë priv­i­leg­je të jashtëza­kon­shme. Ata nuk kërko­jnë pasuri. Kërko­jnë vetëm atë që u takon: respek­tin e shtetit dhe të shoqërisë. Sepse respek­ti nuk kush­ton, por munge­sa e tij kush­ton shumë në ndërgjeg­jen kom­bëtare.

Në vende të tjera respek­ti është kre­jt nor­male.

Në Shtetet e Bashkuara, vet­er­anët janë një nga kat­e­goritë më të respek­tu­ara të shoqërisë. Ata për­fi­to­jnë tra­j­tim të veçan­të në shën­de­tësi, trans­port, stre­him dhe shër­bime sociale. Para­dat dhe cer­e­monitë për nder të tyre janë pjesë e jetës pub­like dhe respek­ti ndaj tyre kul­tivo­het që në bankat e shkol­lës. Në Francë, vet­er­anët e luftës tra­j­to­hen si pjesë e trashëgimisë kom­bëtare. Cer­e­monitë shtetërore, deko­ratat dhe kujde­si insti­tu­cional janë shpre­hje e një kul­ture që e kon­sideron kujtesën his­torike themel të iden­titetit kom­bë­tar. Në Bri­tan­inë e Mad­he, çdo vit zhvil­lo­hen cer­e­moni mad­hësh­tore për të nderu­ar vet­er­anët. Famil­ja mbretërore, qev­e­ria dhe mijëra qyte­tarë mar­rin pjesë në homazhe, duke dësh­muar se sakri­fi­ca nuk har­ro­het. Edhe Gjer­ma­nia, megjithëse mbart përgjegjës­inë his­torike të Luftës së Dytë Botërore, nderon ata që luftu­an kundër dik­taturës naziste dhe ruan me kujdes kujtesën his­torike si një mësim për brezat.Edhe Gre­qia ka ditur të vlerë­so­jë fig­u­rat e saj të rezis­tencës. Mano­lis Gle­zos, i cili në moshën 18-vjeçare rrë­zoi fla­murin nazist nga Akropoli, mbeti për deka­da një sim­bol kom­bë­tar. Ai u zgjodh disa herë deputet dhe eurode­putet, ndër­sa kur u nda nga jeta u për­coll me nder­ime shtetërore si një hero i rezis­tencës greke. Ndërko­hë, në Shqipëri, ata pak vet­er­anë që kanë mbe­tur jeto­jnë në hes­ht­je. Nuk kërko­jnë priv­i­leg­je. Nuk kërko­jnë pasuri. Ata kërko­jnë vetëm të ndi­hen të respek­tu­ar. Një komb nuk matet vetëm me rrit­jen ekonomike, me autostra­dat apo me kul­lat që ndër­ton. Ai matet edhe me mënyrën se si kujde­set për njerëz­it që i dhanë lir­inë. Respek­ti për vet­er­anët nuk është çësht­je poli­tike, por qyte­tarie. Nuk është priv­i­legj, por detyrim moral. Çdo vit që kalon, his­to­ria jonë e gjal­lë bëhet më e var­fër. Çdo vet­er­an që largo­het merr me vete kuj­time që nuk mund të shkruhen në asnjë arkiv. Kur të mos mbetet më asnjë prej tyre, do të jetë vonë për të kup­tuar se nuk i nderu­am sa duhej. Pran­daj, është koha që shteti shqip­tar të ndër­mar­rë hapa konkretë.

Të mira­to­jë një sta­tus din­ji­toz për vet­er­anët e mbe­tur, me lehtësi në trans­port, shër­bime shën­de­të­sore të garan­tu­ara, pushime kura­tive dhe përku­jdesje sociale. Të orga­ni­zo­jë çdo 20 kor­rik një cer­e­moni kom­bëtare në nder të tyre dhe të bëjë pjesë të edukim­it qyte­tar njo­hjen e kon­tribu­tit të tyre. Kjo nuk është një çësht­je e së kalu­arës. Është një provë se sa dimë të respek­to­jmë his­tor­inë tonë dhe njerëz­it që e bënë atë. Çdo vit që kalon, num­ri i tyre zvogëlo­het. Çdo vet­er­an që largo­het merr me vete një pjesë të his­torisë së gjal­lë të Shqipërisë. Kur të mos mbetet më asnjë, do të jetë vonë për të thënë se duhej t’i kishim nderu­ar më shumë. Pran­daj, dita e vet­eran­it nuk duhet të jetë vetëm një datë në kalen­dar. Ajo duhet të jetë një ditë e mirën­jo­hjes kom­bëtare, ku shteti shqip­tar t’u përkulet me respekt atyre bur­rave dhe grave që, në moshën e rin­isë, zgjod­hën të rrezikonin jetën që Shqipëria të jetonte e lirë. Sepse kom­bet që har­ro­jnë njerëz­it e tyre më të mirë, rreziko­jnë të har­ro­jnë edhe his­tor­inë që i bëri të lira. Sepse një pop­ull që nderon vet­er­anët, nderon lir­inë. Ndër­sa një pop­ull që i har­ron, rrezikon të hum­basë jo vetëm kujtesën, por edhe iden­titetin e vet kom­bë­tar.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading