news

‘Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi’, rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Institucionet dështuan

Kishte mbi 40 ditë kër­cën­ime nga Buzi’, rrëfe­het xhax­hai i Roza­lindës: Insti­tu­cionet dësh­tu­an
Kos­ta dhe Belere Plaku u për­col­lën këtë të shtunë për në banesën e fun­dit, një ditë pas ngjar­jes tragjike në fshatin Vid­hisht të Roskovecit, ku u qël­lu­an me armë zjar­ri nga ish-dhën­dri i tyre, Refit Buzi.

Në një prononcim për gazetaren e Euronews Alba­nia, Matil­da Bra­ho, në emi­sion­in Review, vël­lai i Kostës rrëfeu momentet e para të ngjar­jes dhe ngri­ti akuza ndaj insti­tu­cion­eve, duke pre­tend­uar se kër­cënimet e vazh­dueshme nga autori ishin denon­cuar prej kohësh.

“Kam qenë në gjumë në shtëpi. Ishte rreth orës 05:20–05:30 kur dëgjo­va kris­mat. U zgjo­va men­jëherë, dysho­va se kishte ndod­hur diç­ka e rëndë, njofto­va Policinë dhe mora mak­inën për të shkuar atje. Kur mbër­ri­ta, ai kishte qël­lu­ar, kishte mar­rë mbesën dhe ishte larguar. Më pas erd­hën ambu­lan­ca dhe Poli­cia”, tha ai.

Sipas tij, kon­flik­ti kishte më shumë se një vit që kishte nisur dhe famil­ja kishte bërë disa kallëz­ime ndaj autorit.

“Është një his­tori e gjatë, të pak­tën prej më shumë se një viti. Mbe­sa e kishte denon­cuar në Tiranë, sepse i dilte për­para dhe i zinte rrugën. Ajo mori urd­hër mbro­jt­je­je, i cili është ende në fuqi deri në dhje­tor. Ne u për­po­qëm ta zgjidhn­im me mirëkup­tim, me shpresën se nuk do të kishte më prob­leme, por sapo doli, për rreth 40 ditë dër­gonte çdo ditë mesazhe kër­cënuese në for­ma të ndryshme”, u shpreh ai.

Më tej, ai tha se pavarë­sisht kallëz­imeve, autori u la i lirë nga drejtësia.

“Mbe­sa, bashkë me vël­lanë tim, bënë denoncim. Poli­cia e ndaloi, Prokuro­r­ia kërkoi masën e ndalim­it, por Gjyka­ta e la në arrest shtëpie. Ditën që doli, pa kalu­ar as një ose dy orë, kër­cënimet vazh­d­u­an. I thashë inspek­torit se ai po lëvizte lir­shëm. Më tha: ‘Mbani kër­cënimet dhe bëni ndon­jë foto’. I thashë se nuk jam fotore­porter, por haj­deni se do e kap dhe mer­reni. Më tha se nuk lejo­hej”, rrëfeu ai.

I pyetur për gjend­jen e mbesës, ai tha se ende nuk kishte mundur të fliste me të.

“Me mbesën, Roza­lidën, ende nuk kam folur. Do të ulem ta dëgjoj, por është e trau­ma­tizuar.”

Në fund, vël­lai i vik­timës shpre­hu zhgën­jimin e tij ndaj insti­tu­cion­eve, duke thek­suar se trag­je­dia mund të ishte paran­dalu­ar.

“Ajo që kërkoj unë nuk kthe­het më, por insti­tu­cionet janë të buta, fasadë. Kishte mbi 40 ditë kër­cën­ime dhe përsëri e nxorën. Kur një per­son është përsëritës, masat duhet të ash­për­so­hen, jo ta lëshosh. Kjo trag­je­di nuk erd­hi vetëm nga veprimet e një njeriu, por edhe nga dësh­ti­mi për të zbat­u­ar ligjin. Nëse shoqëria nuk reagon dhe lig­jet nuk zba­to­hen, raste të tilla do të përsëriten”, tha ai.

Ai kri­tikoi gjithash­tu disa por­tale për mënyrën se si, sipas tij, kanë rapor­tu­ar ngjar­jen.

“Jam i pakë­naqur me disa por­tale. Nuk i kam lex­u­ar vetë, por më kanë treguar famil­jarët. Po shkru­a­jnë gjëra që nuk ekzis­to­jnë fare. Infor­ma­cionet duhet të ver­i­fiko­hen për­para se të pub­liko­hen.”

Kos­ta Plaku humbi jetën në vend­ng­jar­je, ndër­sa bashkëshort­ja e tij, Belere Plaku, ndër­roi jetë në spi­tal si paso­jë e plagëve të mar­ra. Pas krim­it, autori mori peng ish-bashkëshort­en e tij, të cilën e liroi më pas pas nego­ci­atave me Policinë, ndër­sa në fund i dha fund jetës.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading