news

Përplasja mes Ramës dhe Braçes në mbledhjen e socialistëve, deputeti: Askush nuk më ka nxjerrë jashtë dje! Dola vetë…

Deputeti social­ist Eri­on Braçe ka reaguar në lid­hje me lajmet e për­plas­jes së tij me kryem­i­nistrin Rama në mbled­hjen e social­istëve një ditë më parë.

“Kjo është një­soj si teknologjia e vezës, asaj vezës që qël­lo­hen deputetë pa asnjë shkak, pa u ditur as emrin një pjese, por është në të njëjtën lin­jë, syn­on vetëm linçimin, ndaj është “vras­je me pagesë” në poli­tikë.

Dje para se të nis­ja të flis­ja, u kërko­va kolegëve të mos nxir­rnin për­jash­ta asgjë nga ato që unë do flis­ja aty. Ja që ndod­hi kjo që lex­o­va, mad­je edhe e trans­for­muar.

Tani meqë dje u mor një angazhim për të bërë shem­bull njërin ndër ata që nxjer­rin fjalët e shtëpisë për të vrarë poli­tik­isht atë tjetrin atje matanë, unë mezi pres që të mba­het fjala.

Pra të bëhet shem­bul­li. Mua dje nuk më ka nxjer­rë askush jashtë, jam ulur sepse nuk kam patur cfarë të them më, e pasi kam thënë aty , e në mbled­hjen pararendësie, gjithç­ka që thonë social­istët prej 1 viti. Kam dalë jashtë vetë sepse nuk kam patur më cfarë të dëgjo­ja. Kjo është e vërte­ta”, tha Braçe.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading