news

Tiranë/ Nuk riparonte automjetet e klientëve, madje tentonte t’i shiste, arrestohet pronari i servisit në Astir

Poli­cia e Tiranës ka final­izuar opera­cionin e kod­uar “Ske­ma”, duke arrestu­ar pronar­in e një servisi autom­jetesh në zonën e Astir­it, i dyshuar për mashtrim ndaj klien­tëve.

Në pran­ga ka rënë shte­tasi Mir­jan Hasa, 37 vjeç, pasi hetimet kanë doku­men­tu­ar 6 raste të veprim­tarisë krim­i­nale.

Sipas poli­cisë, ai dyshohet se ka mar­rë page­sa nga qyte­tarët për riparim­in e autom­jeteve, por nuk ka kry­er shër­bimet e prem­tu­ara.

Hetimet kanë zbu­lu­ar gjithash­tu se në disa raste 37-vjeçari dyshohet se ka ten­tu­ar t’i shesë autom­jetet që i ishin lënë në servis për riparim, pa dijen­inë e pronarëve të tyre.

Gjatë opera­cionit, nga ambi­en­tet e servis­it janë sekuestru­ar 5 autom­jete, të cilat më pas iu lanë në rua­jt­je pronarëve të tyre.

Opera­cioni u zhvil­lua pas kallëz­imeve të disa qyte­tarëve, të cilët deklaru­an se kishin paguar shër­bimet e riparim­it, por autom­jetet e tyre nuk ishin rreg­ul­lu­ar dhe nuk u ishin kthy­er në kohë.

Spe­cial­istët për Het­imin e Krimeve në Komis­ari­atin e Poli­cisë Nr. 6 vijo­jnë punën për doku­men­timin e rasteve të tjera të mund­shme të mashtrim­it.

Mate­ri­alet pro­ce­du­rale i janë refer­u­ar Prokuror­isë së Tiranës për veprime të mëte­jshme.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading