news

Të shtëna me armë zjarri në Laç, plagoset një 22-vjeçar, ende nuk dihen rrethanat

Një ngjar­je e rëndë është shënuar mbrëm­jen e së shtunës në lag­jen “Sanx­haku” të Laçit., ku janë regjistru­ar të shtë­na me armë zjar­ri.

Sipas infor­ma­cion­eve para­prake, një 22-vjeçar ka mbe­tur i plago­sur nga të shtë­nat. I riu Veron Pasha është trans­portu­ar me urgjencë drejt Spi­tal­it Uni­ver­si­tar të Traumës në Tiranë, ku po merr ndih­më mjekë­sore.

Burime bëjnë me dije se Pasha ka marr plagë në këm­bë, në pjesën e kof­shës, ku aktu­al­isht ndod­het në mon­i­torim të stafit mjekë­sor në gjend­je stabël.

For­ca të shum­ta poli­cie kanë mbër­rit­ur në vend­ng­jar­je dhe kanë nisur hetimet për zbard­hjen e plotë të rrethanave të ngjar­jes, si dhe për iden­ti­fikimin dhe kap­jen e autorit ose autorëve.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading