news

Nën hetim per korrupsion, e shkelje e barazisë në tendera, SPAK zgjat me 3 muaj afatet e hetimit per Belinda Ballukun

Prokuro­r­ia e Posaçme ka zgjatur edhe me tre muaj të tjerë afatin e het­imeve për ish-zv.kryeministren Belin­da Bal­luku, e cila dyshohet për kor­rup­sion, pastrim parash dhe shkel­je bara­zie ne ten­dera në disa episode. Një burim pranë SPAK kon­fir­moi për News24 se të mërkurën janë thirrur Erald Elezi ish –drej­tori i KESH dhe Gen­tian Gjyli, ish-drej­tor i Përgjithshëm i Autoritetit Rru­gor Shqip­tar, të dy të besuar të Belin­da Bal­lukut, të cilëve pritet t’iu komu­nikimet vendi­mi për zgjat­jen e afat­eve.

Sipas ligjit, afatet janë zgjatur edhe me 3 muaj të tjerë, pasi prokurorët e posaçëm, argu­men­to­jnë në vendin, se iu nevo­jitet kohë për të kry­er veprime të tjera het­i­more, në funk­sion të çësht­jes, që kon­sidero­het kom­plekse, për shkak se bëhet fjalë për një numër të lar­ta ten­derash që janë duke u ver­i­fikuar.

Belin­da Bal­luku është e pan­de­hur nga SPAK për ten­derin për ndër­timin e tunelit të Llog­a­rasë dhe nën het­im për të gjitha lotet e unazës së Mad­he të Tiranës. së fuhd­mi ndaj saj janë ngrit­ur edhe akuzat e kor­rup­sion­it dhe pastrim­it të par­ave si dhe I është sekuestru­ar një vilë luk­soze në Dhër­mi, që SPAK dyshon se është pasuri e fshe­hur e saj që e ka për­fi­tu­ar rrysh­fet kur drej­tonte ALb­con­trol.

Ndaj ish-min­istres së Infra­struk­turës janë në fuqi dy masa sig­urie; ndal­im për të dalë jashtë ven­dit dhe pezul­lim nga ushtri­mi i funk­sion­eve. Kërke­sa e SPAK për leje për ta arrestu­ar Bal­lukun u rrëzua nga mazho­ran­ca me shumë votash.

Pas ngrit­jes së akuzave të reja për të, Prokuro­r­ia e Posaçme ende nuk ka një vendim nëse do ti drej­to­het sër­ish Kuven­dit me kërkesë për leje për të arrestu­ar ish-num­rin dy të qev­erisë shqiptare.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading