news

Nafta me 230 lekë, qeveria do ta rrisë sërish çmimin: Vendoset tarifë për rezervën e sigurisë

Qev­e­ria propo­zoi të kri­jo­jë rez­ervën strategjike të naftës në pronësi të shtetit shqip­tar, por një pjesë e kos­tos së saj do të për­bal­lo­het nga oper­a­torët pri­vatë, të cilët pritet që këtë kos­to ta trans­fer­o­jnë në çmimin final të pakicës.Edhe vetë qev­e­ria ka ran­uar në raport e saj se sig­uri­mi i fondeve do të kërko­jë, ndër të tjera, ven­dos­jen e tar­ifës që do të apliko­het mbi sasitë e pro­duk­teve energjetike hidrokar­bu­re, çka do të sjel­lë rrit­je të ngarkesës finan­cia­re në zinx­hir dhe do të reflek­to­het në rezul­tatin final të çmim­it të shit­jes te kon­suma­tori.

Rez­er­va syn­on të për­doret në raste emergjen­cash, kur importet mund të ndër­priten dhe ven­di ka nevo­jë të garan­to­jë furniz­imin me kar­bu­rant për shër­bime jetike, si ambu­lan­cat apo mjetet e ushtrisë.Projektligji, në nenin 8, për­cak­ton se rez­er­va do të kri­jo­het përmes depoz­itim­it të naftës nga një Autoriteti shtetëror që do të kri­jo­het dhe në mar­rëvesh­je me oper­a­torë pri­vatë të licen­cuar. Në këtë mënyrë, kom­pan­itë pri­vate do të ngarko­hen të depoz­i­to­jnë fizik­isht kar­bu­rant për llog­a­ri të shtetit, me qël­lim kri­jimin e rez­ervës së sigurisë.Tarifë e re për kar­bu­ran­tet, fondet do për­doren për kri­jimin e rez­ervës së sig­urisë së naftës bru­to
Por përveç detyrim­it për depoz­itimin fizik të pro­duk­tit, oper­a­torët do të ngarko­hen edhe me një pagesë të për­cak­tu­ar në pro­jek­tligj si “tar­i­fa e rez­ervës së sig­urisë”.

Kjo tar­ifë do të shko­jë në një fond që do të për­doret për mbu­lim­in e shpen­z­imeve të kri­jim­it të rez­ervës fizike, mirëm­ba­jt­jes, mon­i­torim­it dhe kos­tove të tjera të skemës. Ndër­sa pje­sa tjetër e shpen­z­imeve për mirëm­ba­jt­jen e rez­ervës, sipas draftit do të mbu­lo­hen edhe përmes kre­dive, të ard­hu­rat nga bux­heti i shtetit, të ard­hu­rat nga shit­ja e rez­er­vave etj.Shoqata e Hidrokar­bu­reve ngre shqetësime për mënyrën se si qev­e­ria parashikon ta finan­co­jë mod­elin e ri të propozuar për kri­jimin e sig­urisë së naftës.Sipas tyre, drafti nuk për­cak­ton asnjë kos­to se sa do të kush­to­jë bler­ja e kar­bu­ran­tit për rez­ervën, mag­a­zin­i­mi dhe rinovi­mi i stokut, ndër­sa mbetet i paqartë edhe tra­j­ti­mi i hum­b­jeve në rast se çmi­mi i kar­bu­ran­tit bie pasi rez­er­va është blerë.Projektligji për­cak­ton një tar­ifë mbi pro­duk­tet hidrokar­bu­re të akcizës, për të cilën Shoqa­ta e Hidrokar­bu­reve argu­men­ton së pari, se kjo pagesë nuk mund të kon­sidero­het si tar­ifë për një shër­bim, pasi nuk bëhet fjalë për një shër­bim që shteti i ofron kom­panive, por për financimin e një detyri­mi pub­lik përmes një tar­ife të ven­do­sur mbi kar­bu­ran­tet.

Kjo pagesë, sipas Shoqatës të Hidrokar­bu­reve do të kthe­het në një kos­to sht­esë për kon­suma­torin, pasi do të përf­shi­het në çmimin e kar­bu­ran­tit. Për këtë arsye Shoqa­ta e Hidrokar­bu­reve e kon­sideron “tak­së të fshe­htë”, antikushtetuese pasi niveli i saj nuk do të mira­to­het nga Par­la­men­ti, por nëpër­m­jet vendim­it të min­istrive të linjës.Ndërkohë në mua­jin tetor të vitit 2025, Qev­e­ria mira­toi pro­jek­tligjin për kri­jimin e rez­er­vave të sig­urisë së naftës, por një doku­ment zyr­tar që shoqëroi nis­mën gjatë fazës së kon­sul­tim­it për­cak­tonte qartë se tar­i­fa për financimin e skemës do të ndiko­jë në çmimin final të kar­bu­ran­teve.

Rapor­ti i Vlerësim­it të Ndikim­it, i har­tu­ar nga Min­is­tria e Infra­struk­turës dhe Energjisë gjatë fazës së kon­sul­tim­it, evi­den­ton një efekt poten­cial të drejt­për­drejtë në çmimin që paguhet në treg.

Doku­men­ti anal­i­zon disa alter­na­ti­va dhe për­cak­ton si opsion të prefer­u­ar Opsion­in 1, har­timin dhe mira­timin e një ligji të ri për rez­er­vat e sig­urisë.

Në anal­izën e ndikimeve të poli­tikës, Min­is­tria parashikon se kri­ji­mi dhe funk­sion­i­mi i sis­temit do të finan­co­het, ndër të tjera, përmes një tar­ife mbi sasitë e pro­duk­teve hidrokar­bu­re.

“Sig­uri­mi i fondeve do të kërko­jë, ndër të tjera, ven­dos­jen e tar­ifës që do të apliko­het mbi sasitë e pro­duk­teve energjetike hidrokar­bu­re”, thuhet në raport. Sipas të njëjtit doku­ment, kjo do të sjel­lë rrit­je të ngarkesës finan­cia­re në zinx­hir dhe do të reflek­to­het në rezul­tatin final të çmim­it të shit­jes te kon­suma­tori.

Më tej, në pjesën ku anal­i­zo­hen kos­tot për biz­ne­set, rapor­ti është edhe më i drejt­për­drejtë. Ai parashikon ven­dos­jen e tar­ifës mbi pro­duk­tet hidrokar­bu­re që i nën­shtro­hen akcizës dhe shton se “kjo do të ndiko­jë në çmimin final të shit­jes së nën­pro­duk­teve në tre­gun vendas”.Edhe përm­bled­h­ja ekzeku­tive e rapor­tit parashikon tar­i­fa finan­cia­re për biz­ne­set. Sipas saj, këto kos­to vlerë­so­hen si min­i­male dhe tar­i­fat do të mblid­hen pasi pro­duk­ti të jetë shi­tur për kon­suma­torin final.

Rapor­ti nuk jep një për­l­log­a­r­it­je se sa mund të jetë efek­ti në lekë për litër. Niveli i tar­ifës nuk për­cak­to­het në vlerësimin e ndikim­it dhe kos­tot nuk janë kuan­tifikuar, diç­ka që nuk e bën ende te mundur  të për­cak­to­het  ndiki­mi real i rrit­jes së çmim­it.

Vetë mekaniz­mi gjith­sesi ishte parashikuar që në fazën e kon­sul­tim­it: Min­is­tria e Infra­struk­turës dhe Energjisë, së bashku me Min­istrinë e Finan­cave, do t’i propo­zonin Këshillit të Min­is­trave tar­ifën për kri­jimin dhe mba­jt­jen e rez­ervës së sig­urisë, të aplikuar mbi pro­duk­tet hidrokar­bu­re që i nën­shtro­hen akcizës.

Edhe pa këtë tak­së, Shqipëria, ndër vendet më të var­fra të Europës është e tre­ta më e shtren­jë në vlerë, me naftën që treg­to­het aktu­al­isht në gati 2.5 euro, në nivele gati të njëj­ta me Norveg­jinë dhe Dan­i­markën. E matur sipas guqisë blerëse, naf­ta është 2.6 herë më e shtren­jtë se mesa­tar­ja europi­ane.

Naf­ta në Shqipëri kush­ton 2.6 herë më shumë se mesa­tar­ja e gjithë Europës, ndaj fuqisë blerëse
Arsye­ja krye­sore lid­het me bar­rën e rëndë të tak­save, që për­bëjnë gati gjys­mën e çmim­it, nga rreth 30% që e ka rën­desën rajoni, tek­sa ky i fun­dit ka zbat­u­ar vazhdimisht dhe lehtësi fiskale. Por, në vend të që ulët tak­sat, qev­e­ria, në kul­min e krizës, ndër­mori një veprim që pritet të rrisë edhe më tej çmimin.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading